Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Erion Braçe, pati kritika dhe pikëpyetje për përcaktimin e çmimeve të naftës, benzinës dhe të gazit , i cili kërkoi shpjegime sesi përcaktohej çmimi më parë. Kjo pasi sipas Braçes, ka qenë e njëjta metodologji dhe nuk ka asnjë ndryshim.
Braçe tha se nuk ka transparencë të plotë, ndërsa shtoi se prej javësh po kërkon transparencë për mënyrën dhe nga kush blihet dhe sillet nafta benzina dhe gazi në portet tona.
‘Të kesh një çmim unik, siç kemi sot në treg pa asnjë mundësi zgjedhje, produkt i një zinxhiri transaksionit, për mua, jo i gjithi transparent, nga një treg i dominuar me një metodologji me një çmim të hapur dhe abuziv, por edhe një treg të përqendruar e integruar vertikalisht nuk është gjëja e duhur nuk është gjëja për t’u pranuar, është abuzim dhe ushqen abuzim. Dy aktet normative për naftën, benzinën dhe gazin janë aq të ndryshme në pak ditë, sa kjo nuk është një gjë e mirë. Unë mendoj se nuk ka transparencë të plotë.
Nafta blihet në bursë, dhe jo sot për nesër, një muaj minimumi dhe disa muaj në avancë. Për muajin maj këtu shitjet janë të mbyllura, deri në mars të vitit 2023.
Ka që nga tetori i vitit të kaluar që bursa del për mirë. por Bordi nuk është marrë me këtë segment të transkasionit. E njeh kush kontratën se si vjen nafta në depozitat e tregtarëve tanë. Ka një diferencë shumë të madhe në shpenzimet që njohim.
Kjo nuk është zgjidhja, zgjidhja është te rikthimi i konkurencës”, tha Braçe.
