Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Braçe ngre alarmin: Një skemë piramidale po operon online, kujdes…

13:48 / August 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haaaa sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka paralajmëruar se një skemë piramidale po qarkullon online dhe është duke u përhapur me shpejtësi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se skema piramidale online “Txex” që operon përmes aplikacioneve ka përfshirë 1 mijë persona vetëm në Divjakë.

“Piramidat e reja, tani janë online, në çdo telefon! Po ju grabisin! Kjo-txex më e madhja!
kam dy muaj që merrem me këtë; Divjaka është arsyeja – përfshirja këtu, nisur nga numri i vogël i popullsisë, është i tmerrshëm!

Dy muaj më parë një sipërmarrës më vuri në dijeni, ai nisur nga ç’po dëgjonte prej njerëzve të ndryshëm në Divjakë. Jam munduar t’i them kujt kam mundur në Divjakë të dalë sa më shpejt nga kjo skemë piramidale apo të mos hyjë në të. Ia kam komunikuar policisë dhe dua shumë të besoj e kam besim që po bën gjënë e duhur!

Sot, kur skema mund të ketë përfshirë mbi 1000 persona vetëm në Divjakë brenda e po hyn në Lushnje, dua ta përsëris apelin publikisht, jo më individualisht:

Dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe denonconi në policinë e shtetit – dorëzoni atje telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjegjësit përmes rrjedhës së parave; për kë është jashtë skeme e po joshet të hyjë; mos hyr aty, do të grabisin; ti i ke para mundi e djersë, punë të fortë e të lodhshme me tokën; mos ua jep grabitësve!”-shkruan Braçe.

Disa minuta më vonë, Braçe bëri një tjetër postim, duke shtuar:

“Pupupupupupupu!! Kam tre orë këtu dhe po kuptoj që qenka dhe një piramidë e dytë: x u e x a! Një Divjakë e tërë paska hyrë në piramidë; Nga fëmijë që kanë telefonin në dorë gjithë kohës, prindër, gjyshër, bujq, grumbullues, nëpunës, sipërmarrës dhe habia ime e madhe mësues!!!

Kanë filluar me 1000 euro dhe po ngjiten lart! Kuuuuuulmi! Një zinxhir i tërë online e pastaj gojë më gojë, me shpenzime të paguara nga Platforma-Smithi që ju përgjigjka!

Njerëz, stop! I keni lekë gjaku e djersë! Nuk keni bërë kurrë para në telefon por tek toka! Jepini fund tani! Po ju grabisin paratë e punës!

Ndërkohë institucionet të bëjnë punën e tyre! Ndaj janë krijuar të mbrojnë njerëzit! Të dhënat janë sheshit këtu në Divjakë!”.

erion brace online operon piramidale skeme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.