Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Braçe paralajmëron një tjetër “furtunë” në administratën publike kundër partiakëve

20:04 / April 10, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak muaj nga afati i paralajmëruar për vendimin e Bashkimit Europian mbi negociatat e integrimit me Shqipërinë, zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka paralajmëruar një tjetër skaner në administratën publike.

Në takimin e grupit të posaçëm ai theksoi se nuk do të ketë më vend për partiakët.

Braçe: Ne i duam në zyrat e shtetit njerëzit më të përgatitur dhe që ofrojnë shërbimin publik pavarësisht bindjeve të tyre politike. Nuk do të tolerohen, nuk do të ndodhë asnjë vonesë apo mosrealizim për shkaqe subjektive. Nuk do të ndodhë dhe për këtë ju garantoj në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i pranishëm në tryezë deklaroi se reformimi në administratën publike është një ndër prioritetet për integrimin europian.

Soreca: Administrata publike duhet të punojë dhe të gjejë zgjidhje. Është një ndër pikat kyçe për integrimin por edhe për shqiptarët që të marrin shërbimet e duhura. Administrata publike është makineria që sjell te qytetarët politikat e qeverisë vendore dhe jo vetëm, ndaj dhe kjo reformë duhet të zbatohet në të gjithë Shqipërinë.

Reforma në administratën shtetërore është një ndër pesë kriteret e vendosura për Shqipërinë.

Luigi Soreca Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.