Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Prononcohet Braçe për bojkotin e Superiores: Duan të imponojnë me dhunë favore për veten, më erdhi keq për kapitenin e Partizanit

23:48 / September 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erion Braçe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erion Braçe e ka cilësuar lëvizje politike të Armand Dukës e Koço Kokëdhimës bojkotin e futbollit shqiptar. Sipas zëvendëskryeministrit, presidentët kërkonin favore fiskale për veten e nuk mendonin për të mirën e futbollit, siç shpjegoi në “Proçesi Sportiv”.

“Ata kanë heshtje shtypi, presidentët që kërkojnë diçka kanë vendosur edhe heshtjen e shtypit. Çfarë të them unë për këta? Çfarë të them për presidentin e FSHF që hgesht, për presidentin e Ligës, se ka edhe Ligë, ekipet kanë bërë edhe Ligën që kanë vendosur heshtje shtypi. Mendoj se ka vend për përmirësim, por me kë të flasësh? Me murin? Është krijuar mur heshtje nga njerëz që duan të imponojnë me dhunë favore fiskale për veten e tyre.

Mua më vjen keq që gjatë ditës së djeshme dëgjova në seri një deklaratë që jam i bindur për përmbajten e të cilës pjesa më e madhe nuk ishin në dijeni. Më erdhi shumë keq që dëgjova kapitenin e Partizanit që qeveria e kryeministri të mbajë premtimet, doja të pyesja të gjithë ata që u keqpërdorën në mënyrën më të keqe të mundshme. Kush e ka premtuar dhe kush ua ka premtuar që 10 vite nuk do paguani tatimet për të ardhurat? Kush u ka premtuar që tatami do të vëhet 6%, A e dinë këta që tatimi për vlerën e shtuar është bërë, është në fuqi, janë në fuqi, është në Kuvend, për t’u miratuar, është 6% për investimet ne sport. Më vjen keq e gjithë ajo skena e djeshme, që reflektonte keqpërdorim të thellë politik, në një komunikim të njëanshëm mes atyre në fushë e personave që heshtin. Nuk është politike, me politikën e ka lidhur Presidenti i FSHF; Komiteti Ekzekutiv i cili ka brenda përfaqësues e sekretar të partive, natyrisht edhe Liga e cili ka kryetarin në parti politike. Këta e kanë bërë politike. Sporti është i të gjithëve, i të majtëve e të djathtëve. UEFA e FIFA e ndajnë sportin nga politika. Përveçse te Kokëdhima e Duka që janë përfaqësues tipik të partive politike që drejtojnë.

Deklarata e lexuar është një deklaratë e zyrave të FSHF e cila nuk duhet të ketë punë fare dhe të jetë e pavarur nga Liga e futbollit. Por kur Federata i merr të gjitha të ardhurat Ligës së futbollit, kjo thotë që dalin futbollistët e keqpërdorur në padije e lexojnë gënjeshtra në fushat e futbollit, lexojën deklarata të krijuara nga FSHF”, tha Braçe.

bojkotin brace Dhune favore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

U dhunua mbrëmjen e djeshme, reagon drejtori i AKU Shkodër: Nuk dorëhiqem!

21:39 / May 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.