Zv.kryeministri Erion Braçe është i ftuar në emisionin “Përballë”, drejtuar nga gazetari Lutfi Dervishi.
I pyetur lidhur me situatën e tërmetit, Braçe u shpreh se forcat shqiptare nuk kishin eksperiencë për përballimin e pasojave, pasi kurrë nuk kishin përjetuar një fenomen të tillë.
“Qentë i shitën për 50 mijë lekë i ke vërdallë në Tiranë. Djemtë që punonin atje ishin më të rinj se unë. Kurrë se kishin ndjerë një tërmet të tillë. Ka ca reparte që ishin të pajisuara. A duhet të pajisemi më shumë? Pa më të voglin diskutim. Duhet të nxjerrim mësim. Duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen civile,”-tha ndër të tjera Braçe.
Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.