Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Braçe reagon ashpër për çmimet në treg

14:15 / January 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 659feb8200d19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialit, Erion Braçe ka reaguar këtë të enjte pas raportit të INSTAT të publikuar ditën e djeshme, në të cilën thuhej se çmimet e ushqimeve mbetën sërish të larta edhe për muajin dhjetor 2023.

Ai tregon se produktet nga importi si ushqime, apo mallra tjera, po vijnë shtrenjtë, duke shtuar më tej se ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare çmimet e ushqimeve kanë rënë, në Shqipëri nuk po reflektohet në masen e duhur.

“Patjetër ne kemi problem me prodhimin e brendshëm. Veçanërisht në degën e blegtorisë aty ku është bulmeti dhe mishi i cili gjithashtu është shtrenjtuar, për shkak të ndryshimeve klimatike kemi marrë goditje tek prodhimi i patates, por edhe të një pjese të frutave. Kjo është evidente, duhet të ndërhyjmë, duhet të përshtatemi dhe natyrisht të paguajmë, të subvencionojmë prodhimin e bujqërve.

Edhe ajo që po na vjen nga importi si ushqime, siç vura re qartë, gjatë dhjetorit po vjen e shtrenjtë dhe e bën ushqimin tonë edhe më të shtrenjtë. Ndërkohë ka një problem.

Ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare çmimet e ushqimeve kanë rënë, këtu nuk janë reflektuar në masën e duhur, duhet të keni parasysh faktin se importet vijnë edhe më të lira duke goditur edhe prodhimin tonë sepse vijnë në kushte mizerabël cilësie dhe natyrisht edhe në prag të skadencës.Ajo që e bën diferencën është mosfunsionimi i tregut dhe mungesa e konkurencës në të.

Dy vite më parë kur u ngritën ato bordet e famshme, kjo u bë evidente gjithçka që kisha thënë dhe e kishim thënë doli në dritë të diellit që vetë struktura shtetërore i bën tregjet të produkteve ushqimore. Po sot?! Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç faktit që nuk ka më borde që bëjnë analizën e çmimeve. Na duhet liri në treg përndryshe do të vazhdojmë të ushqehemi shumë shumë shtrenjtë.

Ushqehemi shume shtrenjtë, shuuuumë shtrenjtë INSTAT tha dje se ne dhjetor, çmimet e ushqimeve u rriten me 2.38%; por ne krahasim me një vit me pare-2022, çmimet e ushqimeve u rriten me 6.7%,

Zarzavatet më shtrenjtë, frutat me shtrenjtë, bulmeti më shtrenjtë, mishi e peshku me shtrenjtë! Ushqimi na kushton më shumë se çdo gjë tjetër! Pse?”

Së pari, kemi problem evident me prodhimin e brendshëm, si oferte, si prodhim-ndikuar nga kushtet klimatike dhe rendimentet e cenuara, si kosto doemos; por edhe si përjashtim nga tregu për shkak të marrëzisë fiskale, TVSH-se se famshme por qe e fsheh informaliteti; Të gjitha bashkë i bëjnë perimet e frutat, bulmetin e mishin të shtrenjtë!

Se dyti, kemi problem me IMPORTIN, TREGTARET dmth, Dy faktorë, rënia e çmimeve ne tregjet ndërkombëtare dhe rënia e forte e euros dhe dollarit, duhet te kishin pasjellë çmime më të lira;

Në fakt-kane sjelle te njëjtat çmime dhe fitime më të mëdha për tregtarët, informaliteti masiv ne zinxhirin tregtar ua fsheh paranë e madhe.

Pra po ndodh qe, ushqimet e importit po tregtohen me te shtrenjta se jashtë, por me te lira se prodhimi vendas-shkak cilësia ne prag skadence, duke e zhytur edhe me prodhimin vendas ne padobishmeri, stoqe te pashitura, veçanërisht në bulmet!

Praaaaaaa, tregjet miserable e të përqendruara në disa duar-dominuar nga importi, po vrasin prodhimin vendas; po mbajnë të shtrenjtë ushqimin e çdo shqiptari, veçanërisht te moshuarve.” shprehet Braçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.