Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Braçe: SHBA vendos vijën e kuqe, përgjegjës për dhunën Basha e Kryemadhi

16:03 / June 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministri i vendit, Erion Braçe deklaron se “qeveria amerikane e thotë publikisht, hapur dhe qarë që zgjedhjet do të zhvillohen në datën e përcaktuar”.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëjnë të qartë se kush prek zgjedhjet, nuk mund të hyjë më në SHBA.

“Përgjegjësit për dhunën: Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. Kush prek zgjedhjet arsye për të mos hyrë më në SHBA. Qeveria Amerikane vendos vijën e kuqe dhe e thotë publikisht, hapur, qartë: NE, SHBA DO TE JEMI NË ZGJEDHJE NË 30 QERSHOR!”, thotë Braçe.

Duke iu drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Bashës, ai thotë se mbi të rëndojnë një sërë akuzash. “Lulzim, ti nuk je Don Kishot-ai ishte i mençur! Ti je katran me boje! Pas një akuze personale për vjedhje ngritur nga Prokuroria dhe ende e pagjykuar. Pas një akuze publike, ooo sa publike për vrasjet e 21 janarit. Pas një akuze dhe hetimi në zhvillim në SHBA personalisht ndaj teje. Pas një akuze dhe hetimi në zhvillim në Shqipëri personalisht ndaj teje”, thotë Braçe.

Më tej, ai vë në dukje se ka edhe dy akuza të reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Shtohen edhe dy te tjera ardhur nga SHBA. Njëra të bën personalisht përgjegjës për dhunën e derisotme dhe vendos vijën e kuqe për dhunën e paralajmëruar për darkën e sotme. Më rëndë se kaq nuk ka. I përvëluar me molotovin që e përgatite vetë”, deklaron Braçe.

Po ashtu, zv/kryeministri thekson në statusin e tij se “kur Edi Rama paralajmëroi se kush prek zgjedhjet do i ndalohet hyrja ne SHBA e BE, ideologët e dhunës barbare, posaçërisht Luli, Mona, Titi etj, ulëritën: Nuk ndodh. Urdhëroni: Lexojeni tani dhe dëgjojeni në orën 15.00, anglisht, shqip por TROÇ. Kush cenon zgjedhjet është arsye për mos kualifikim për të hyrë në SHBA! Dhe këtu janë të gjithë, të gjithë: nga ai që do prekë datën e zgjedhjeve 30 qershor, deri tek ai që do cenojë zgjedhjet fizikisht në ditën e mbajtjes së tyre 30 qershor. Qeveria e SHBA lajmëron se do të jetë në zgjedhje në 30 qershor, do t’i vëzhgojë e vlerësojë ato. Kaq!”, përfundon Braçe.

Basha braçe tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026

Ferit Hoxha takon homologun serb në Uashington: ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave të papranueshme të ministres serbe për Kosovën

12:46 / July 17, 2026

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria mbetet krah Zelenskyt dhe popullit ukrainas

10:30 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.