Ish zv.kryeministri Erion Braçe kërkoi në Kuvend që seanca të fokusohej në çështjen e ditës që është vaksinimi dhe askush që foli nuk bëri apel për këtë gjë.
Ai tha gjithashtu se taksa e qarkullimit është problem dhe i PS-së.
“Tabelat këtu thonë vaksinohuni, marrëveshja është për vaksinën, paratë në këtë rast vijnë vetëm për një gjë, sjell në vëmendje dy fakte, se kjo qeveri nuk i ka kursyer asnjë sekondë paratë për qytetarët, dhe e dyta nuk ka një ditë, që nga janari i këtij viti e deri tani që qytetarit ti jetë mohuar e drejta për tu vaksinuar. të flasësh kështu e të pretendosh që je udhëheqës e të mos përcjellësh qoftë dhe një fjali të vetme ju lutem vaksinonuni, kjo gjë nuk shkon. Të vazhdosh muhabetin e parave ku thelbi është shëndeti dhe vaksina, nuk shkon. Të ngrihesh e të thuash të pavërteta këtu, të flasësh përsëri për paratë e të qytetarëve shqiptarë nuk shkon, sepse iu referuam këtu pa fund anketës së buxhetit të familjeve. A e dini që nga 2007 në 2015 nuk ka asnjë të dhënë e nuk është matur asnjëherë niveli i shpenzimeve të qytetarëve.
Këtu në sallën e Kuvendit të reflektojmë dije, dhe fakte. E di, e kemi problem shumë të madh dhe ne taksën e qarkullimit. Po e para, është vendosur në vitin 2008, kur i vunë zjarrin për 60 km rrugë.
Që të jesh akoma më i vërtetë është problemi ynë dhe do e adresojmë ne. Kush nuk e di se sa është nuk ka se si ta zgjidhi më vjen keq”, tha Braçe.
