Ish-zyrtari i LSI, Endrit Braimllari, ishte i ftuar në podkastin maratonë “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama. Ai në zgjedhjet e 11 majit do të jetë pjesë e listës së hapur të Partisë Socialiste në Tiranë.
Braimllari tha se një nga arsyet që iu bashkua skuadrës së socialistëve ishte dhe realizimi i projektit të anëtarësimit të vendit në Bashkimit Europian, proces ky që sipas kreut të qeverisë synohet të mbyllet brenda vitit 2030.
“Për mua është shumë e thjeshtë arsyeja. Është Sofika dhe Kejsi. Ajo ka gjetur mundësinë për t’i regjeneruar. Unë kam vite që merrem me politikë dhe kam pasur mundësinë të mbështes të rinjtë. Në këto zgjedhje, PS ka gjetur një formë për të suportuar të rinjtë. Jam babai i dy vajzave, Siarës dhe Alesias. Angazhimi im është që vajzat e mia të lëvizin me atë pasaportën tjetër. Jo se nuk e duam shqiponjën”, u shpreh Braimllari.