Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Braktisi gjithçka, historia e mjekes palestineze

13:34 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1706609588xpalestinezja studente 947
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Asel Abu Hadaf e ka pasur ëndërr të bëhej mjeke. Përfundoi studimet e saj dhe ia doli të plotësonte këtë dëshirë. Por, kur gjithçka po shkonte shumë mirë, lufta në Gaza ndërpreu çdo gjë. Kur lufta shpërtheu, ajo dhe familja e saj lanë shtëpinë në Khan Younis dhe tani fokusi i Asel Hadaf nuk është më studimi për mjekësi, por vetëm sigurimi i ushqimit, ujit dhe ilaçeve për familjarët e saj.

“Shpresoj të kthehem në shtëpinë time, edhe pse tani kanë mbeur vetëm disa rrënoja prej saj. Mendoj se mund të jem në gjendje të rikuperoj disa nga kujtimet dhe librat e mi, librat dhe shënimet që kam shkruar vetë janë shumë të rëndësishëm për mua. Shpresoj të mund të gjejmë ndonjë gjë nën rrënoja kur të kthehemi. Gjithashtu, shpresoj të kthehem në universitetin tim dhe te miqtë e mi, në ditët dhe kujtimet e dikurshme. Tani mund të them që e ardhmja dhe jeta jonë është shkatërruar, ne nuk kemi më asnjë ëndërr. Por, edhe kur lufta të ketë mbaruar, sa ditë do të na duhet të për të rikuperuar ditët tona të zakonshme, shtëpitë dhe universitetin tonë? Nuk ka mbetur asgjë, as pemë e as gurë”, thotë Hadaf.

Që prej fillimit të tetorit të vitit të kaluar, lufta në Gaza bëri që shumë familje të zhvendosen prej andej, shumë shtëpi, rrugë dhe shkolla janë shkatërruar. Kjo situatë ka shkaktuar një mungesë të theksuar të ushqimeve, ujit apo edhe të ilaçeve.

Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit sulmuan mbrojtjen kufitare për të sulmuar bazat dhe qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe duke kapur më shumë se 200 pengje. Bombardimet intensive të Izraelit në Gaza që nga fillimi i këtij konflikti kanë vrarë afro 25.000 palestinezë, thonë autoritetet shëndetësore atje dhe kanë lënë miliona të pastrehë.

Asel Abu Hadaf
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Otava përgjigjet sot ndaj tarifave 50% për automjetet dhe çelikun

11:20 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.