Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri holandez

17:51 / June 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1748964376xre7u88777 640
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV nga koalicioni i krahut të djathtë. Këto veprime pritet të rezultojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ministrat nga partia PPV e Wildersit do të largohen nga kabineti, ndërsa ministrat tjerë do të vazhdojnë punën e Qeverisë në detyrë.

Zgjedhjet e reja nuk priten të mbahen para tetorit, dhe formimi i Qeverisë së re zakonisht merr muaj në hapësirën e përçarë politike të Holandës. Këto zhvillime vijnë teksa po përforcohen bindjet e krahut të djathtë në Evropë, për shkak të zemërimit për migrimin dhe koston e jetës. Këto tema kanë krijuar ndasi në Evropë dhe kjo do të mund të reflektohet në tema tjera, sikurse ajo e Rusisë, apo në politikat kundrejt administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Wilders ka thënë më herët gjatë të martës se partia e tij do të largohet nga koalicioni pasi tri partitë tjera nuk kanë gatishmëri për t’i mbështetur idetë e tij për azilin dhe migrimin. “Asnjë nënshkrim për planet tona të azilit. PVV largohet nga koalicioni”, ka thënë Wilders në një postim në X. Partitë tjera në koalicion tani do të kenë mundësi të provojnë të funksionojnë si qeveri e pakicës, ndonëse nuk pritet të ndodhë diçka e tillë. Partitë opozitare kanë bërë thirrje menjëherë për zgjedhje të reja./REL/

Dick Schoof Kryeministri i Holandës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.