Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Brataj: Masat frenuese dështuan , për dy ditë shpallim masat e reja

09:47 / February 24, 20212 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
skenderbrataj 780x405 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur për situatën pandemike në vend, teksa është ndalur tek masat anti-Covid.

Brataj është shprehur se masat e fundit nuk dhanë efekt dhe rrjedhimisht do të ketë masa të reja, të cilat priten të komunikohen brenda dy ditësh.

Më tej ai theksoi se karantinë totale nuk do të ketë.

Pyetje: Komunikimi i radhës nga ana e Komitetit mund të jetë, nesër ose pasnesër, pra brenda datës 25?

“Sigurisht që po monitorohet çdo ditë, çdo e dhënë dhe ekspertët do të shprehen të gjithë me radhë. Me rritjen e numrave duhet që të merren masa të tjera sepse kemi thënë ka masa të lehta, të mesme dhe të rënda. Tek masat e rënda është karantina, që nuk do të jetë.

Kështu që për masa të tjera gjithsecili do shprehë mendimin. Nuk mund të flas në emër të Komitetit në momentin që nuk është marrë një vendim.

Unë si specialist them që me këto numra treguan që nuk mjaftuan masat deri tani dhe detyrimisht do të shihet për ashpërsim masash të tjera”.

Pyetje: Cili mund të jetë një skenar tjetër meqë karantina përjashtohet?

“Unë si specialist them që nëse nuk mjaftojnë masat, detyrimisht nuk mjaftoi ky orar. Mund të ulet më shumë, sepse normalisht në atë orë është grumbullimi më i madh i njerëzve. 

Janë shumë aktivitete të cilat nuk janë esenciale, pra nuk janë të domosdoshme sa i përket zinxhirit ushqimor, shëndetësor, që mund të preken me kufizime të tjera”.

Pyetje: Do të jetë sërish me dy orë afrimi i karantinës apo mbetet për t’u parë në vijim?

“Mbetet për t’u parë, nuk është vendosur gjë akoma.“

Kombëtare Skënder Brataj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Krimi zgjedhor/ SPAK publikon shifrat: U referuan 156 materiale kallëzuese

11:35 / May 12, 2025

PS merr fitoren në Vorë me 8010 vota

11:00 / May 12, 2025

Klosi: Presim rezultat spektakolar në Dibër

10:00 / May 12, 2025

Rama publikon foton e mëngjesit me një mesazh

09:40 / May 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.