Mbrëmjen e djeshme, boksieri shqiptar Florian Marku korri një tjetër fitore madhështore, duke mbrojtur kështu titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF. Pas triumfit të Markut, ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama. Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Rama ka shprehur vlerësimin e tij për boksierin shqiptar.
Teksa ka shpërndarë foton e Markut me flamurin shqiptar në krah, kreu i qeverisë e shoqëron atë me mbishkrimin “Bravo Kampion”!
Kujtojmë se me këtë sukses ndaj uellsianit Chris Jekins, Marku regjistroi fitoren e 11-të në karrierë.
