Ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë në kohën e LSI-së, Vojo Bregu ka rikthyer në vëmendje situatën në bujqësi, ku i është referuar një projekti të qeverisë në Myzeqe, për sistemin e vaditjes.
Duke sjellë në vëmendje situatën politike, Bregu thotë se fermerët janë më shumë të interesuar për datën e përfundimit të kanalit se sa për datën e zgjedhjeve.
“Ky kanal NUK ka mbaruar. Madje as gjysma e tij!
Ministrit i është cënuar autoriteti ashtu siç e ka thënë në video.
Fermerët e zonës janë më shumë të interesuar për datën e përfundimit të kanalit se sa datën e zgjedhjeve.
P.S. Jam i sigurtë që edhe ky në krah të ministrit nuk di gjë”, shkruan ai.
