Majlinda Bregu shpreh keqardhjen për incidentin me Sali Berishën në protestën e djeshme të opozitës. Në një intervistë për emisionin “Publikisht” në TVSH, Bregu e cila mban detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal thekson se Samiti I mbajtur në Tiranë është një sinjal dyfish pozitiv për Shqipërinë dhe jo rastësisht është zgjedhur vendi ynë. Gjithsesi, ajo nënvizon se askush nuk mund të thotë nëse do të kete një datë të afërt anëtarësimi për vendet tona, se kur do të jetë ajo datë dhe pasiguria është aq e madhe sa askush nuk mund të thotë më se do të ketë proces anëtarësimi si ai me të cilin ne jemi mësuar apo kemi parë vendet e tjera që i janë anëtarësuar Europës.
-Ju keni qenë ministre integrimi për 7 vjet, kryetare e komisionit të integrimit për 4 vjet, si një politikane që keni investuar për integrimin, c’do të thotë për ju mbajtja e samitit në Tiranë?
-Më vjen shumë mirë që samiti ishte sot në Shqipëri, mëvjen shumë mirë që ishte në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe që tashmë për herë të parë nga Shqipëria do të institucionalizohet ky takim edhe në vende të tjera tërajonit dhe më vjen mirë që ka një rizgjim të vëmendjes ndaj Ballkanit Perëndimor, nisur mbase edhe nga konflikti dhe lufta në Ukrainë dhe shpresoj që të mos ketë moment zvarritje sic kanë qenë të paktën deri para një viti.
-Fakti që mbahet samiti në Tiranë, në një vend të Ballkanit Perëndimor, a është një sinjal se e ardhmja e rajonit është në BE?
-Sigurisht që është një sinjal pozitiv, është një sinjal dyfish pozitiv për Shqipërinë dhe jo rastësisht është zgjedhur Shqipëria. Shqipëria dhe shqiptarët janë një komb I cili ka një identitet të qartë europian, një identitet I cili nuk është lëkundur as në vitet më të vështira tonat, në vitet e diktaturës komuniste. Dhe pavarësisht vuajtjeve, atyre që kemi kaluar dhe ndarjes e shkëputjes nga Europa për shumë vjet; por edhe, padrejtësisht në fakt zgjatjes së procesit të integrimit europian për më shumë se sa të gjithë ne kishim pritshmëri gjatë këtyre viteve, është një lajm shume I mirë. Është një lajm shumë I mirë edhe për të gjithë rajonin sepse samitet dhe takimet në përgjithësi kanë një format të caktuar, nuk është se pritet që të ketë shumë kreativitet në takime. Ka deklarata të cilat konsultohen dhe bëhen gati më parë, pastaj mbërrihet në miratimin e tyre, pra jnë formate dhe takime të cilat vijnë si kurorëzimi I një pune e cila ka filluar muaj më parë. Dhe axhendat që kanë qenë sot në samit nuk janë axhenda të cilat as erdhën për herë të parë në Tiranë, as nuk dolën në konkluzione për ditën e samitit. Por janë ato axhenda me të cilat BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë ndërtuar raportin e tyre me njëri tjetrin, ku titulli I të gjithë marrëdhënies është procesi I integrimit dhe procesi I europianizimit të vendeve tona; pra i të bërit më shumë europianë pavarësisht se data e anëtarësimit në BE ka kohë që tashmë është kthyer gati gati në një pikëpyetje shumë të madhe. Askush nuk mund të të thotë nëse do të kete një datë të afërt anëtarësimi për vendet tona, se kur do të jetë ajo datë dhe pasiguria është aq e madhe sa askush nuk mund të thotë më se do të ketë proces anëtarësimi si ai me të cilin ne jemi mësuar apo kemi parë vendet e tjera që I janë anëtarësuar Europës, rasti më I fundit I Kroacisë. Pra perspektiva mbetet e hapur, mbetet e qartë, por nga ana tjetër kanë ndryshuar shumë gjera në këtë proces.
Për këtë arsye ne po përpiqemi dhe kur them ne, të gjitha institucionet që merremi me implementimin e axhendave që Komisioni Europian dhe pala europiane kërkon nga vendet e rajonit. Për këtë arsye për ta bërë procesin më të prekshëm për qytetarët ne kemi nisur prej kohësh dhe tashmë më vjen mirë qëështë një qasje e insitucionalizuar edhe në Komisionin Europian; afrimin hap pas hapi me politika konkrete dhe me të qënit pjesë e atyre le të themi zhvillimeve që Bashkimi Europian apo përfitimeve që qytetarët europianë kanë ndërmjet tyre. Sikurse ishte historia e sotme e nëshkrimit të roaming. Marrëveshja e roaming është nënshkruar në 2019 në samitin dixhital në Beograd, pra nënshkruar ndërmjet 6 vendeve, dhe prej asaj dite Ballkanit Perëndimor iu premtua edhe si një incentivë për të na detyruar për ta zbatuar këtë marrëveshje sepse në fund të fundit ky është thelbi I procesit të integrimit europian; të të japë mundësinë për të përfituar dicka, duke të detyruar nga ana tjetër të lëvizësh vetë së brendshmi, pra ti të mos rrish në vend duke pritur që të marrësh dicka nga jashtë, nga BE.
Në momentin që ne nënshkruam marrëveshjen e roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, premtimi ishte që në momentin që marrëveshja do të hyjë në fuqi atëhere ne do të kemi mundësi që të fillojmë negociatat me BE për marrëveshjen e roaming ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor. Pra na u desh një vit nga moment I hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje që ne të arrijmë në ditën e sotme për të ulur në tryezë një pjesë të mirë të operatorëve të telefonisë celulare. Sigurisht që janë më shumë se sa ata që kanë ndryshuar në tryezë, por një pjesëe tyre përfaqësojnë grupet, pra jo cdo operator lokal ishte pjesë e nënshkrimit, një pjesë do të bashkohet gjatë rrugës.
-Procesi I Berlinit apo “Ballkani I Hapur”, a është “Ballkani I Hapur” nisma e duhur për të realizuar bashkëpunimin rajonal?
-Ka dy vjet, mos pak më shumë që kur nisi minishengeni që më drejtojnë mua këtë pyetje. Unë drejtoj një institucion që nuk ka rol në procesin “Ballkani I Hapur”, pra ne kemi qenë present bashkë me institucione të tjera si BERZH, apo Banka Botërore, apo Komisioni Europian të ftuar në takimet e “Ballkanit të Hapur”, sigurisht sepse jemi aktorë të cilët kemi pjesë dhe axhendat janë të përbashkëta. Por iniciativa e “Ballkanit të Hapur” është një iniciativë e cila është propozuar nga liderët e 3 vendeve, sigurisht që ka gjetur mbështetje edhe nga liderë të tjerë europianë; por për ta saktësuar institucioni që unë drejtoj ka një detyrë, një axhendë qëështë krijimi i Tregut të Përbashkët Rajonal. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që ka një kontradiktë ndërmjet “Ballkanit të Hapur” apo njëri është armiqësor dhe tjetri është miqësor. Apo “Ballkani I Hapur është një qasje negative dhe e keqe, dhe pjesa e Tregut të Përbashkët Rajonal që ne drejtojmëështë e mirë. Jo! Do të thotë qëështë një inisiativë e cila për të përshpejtuar edhe mbetjen pas të Procesit të Berlinit ose të arritjeve të Procesit të Berlinit, jo sigurisht për faj të Berlinit se gjërat nisin nga ne, erdhi dhe lindi e është sot present. Ajo që ka rëndësi për ne, për institucionin që unë drejtoj është se çfarëdolloj përpjekje apo iniciative rajonale të ketë qëllimin final; Tregun e Përbashkët Rajonal. Unë vazhdojë të përsëris e të them se 6 janë më shumë se 3. Dhe një qasje gjithëpërfshirëse I jep mundësi më shumë rajonit për investime. Por nga ana tjetër e them dhe e përsëris, axhenda të cilat janë pjesë e Tregut të Përbashkët Rajonal, janë axhenda të cilat rajoni dhe liderët kanë vendosur. Ne nuk kemi shpikur axhendën e Tregut të Përbashkët Rajonal, janë po liderët e këtij rajoni përfshirë edhe 3 liderët të cilët kanë propozuar “Ballkanin e Hapur” që kanë kërkuar këtë plan të cilin ne jemi ngarkuar për ta cuar përpara. Në procesin e Berlinit në patëm një rikthim, ose të themi u krijua një moment I ri sepse 3 marrëveshjet të cilat u miratuan para një muaji qëndronin me ne të paktën 2 vjet në RCC, pra marrëveshjet ishin përfunduar nga pikëpamja teknike, nuk arrinin që të kishin firmosjen nga të 6 vendet. Përse? Për arsye politike. Njëherë para dy viteve kishim një problem të vendosjes së taksës 100% të Kosovës ndaj Serbisë, ju kujtohet. Dhe Serbia mori një vendim, tha që ne nuk do të firmosim dhe nuk do të cojmë përpara asnjë axhendë rajonale në rast se nuk do të ketë heqje të taksës. Më pas dhe kryesisht ky është aksi sa herë që ka një, le të themi ngecje, carje, dhe ku dialogu Serbi dhe Kosovë nuk funksionon, ka gjithmonë moment më të tensionuara të cilat pastaj bien mbi procesin e bashkëpunimit rajonal. Prandaj, për ne ka rëndësi ajo c ka ndodhi në Procesin e Berlinit, le të themi riktheu edhe njëherë në skenë nevojën dhe domosdoshmërinë dhe njëkohësisht vlerësimin se të 6 vendet e rajonit sic ishte slogan që ne përdorëm gjatë gjithë kohës në Procesin e Berlinit dhe ne zakonisht flasim më parë me meazhe pak si të fshehura, mundohemi të mos e japim lajmin më parë, që ku ka dëshirë gjendet gjithmonë edhe mënyra.
-Keni qenë shumë aktive në politikë, ju keni folur atëhere për nevojën e një pakti të të gjithë politikës për integrimin, sa vazhdon të jetë e nevojshme kjo?
-Më kujtove, edhe para disa ditësh po I rikthehesha. Kanë qenë dy gjëra të cilat kam një lloj ligështie që nuk arrita ti bëja në kohë. E para një pakt kombëtar për integrimin europian dhe ai pakti kishte të bënte me faktin që kushdo që të jetë në pushtet, ky është një proces që duhet të ecë përpara. Ne ua kemi premtuar qytetarëve dhe në Shqipëri për fatin e mirë nuk ka forca politike të cilat të jenë anti-europiane. Dhe unë kam shërbyer në një qeveri e cila I ka lënë këtij vendi arritjet më të mëdha në procesin e afrimit të Shqipërisë me Europën. I ka lënë këtij vendi, në rast se do të nisemi nga ngjarjet e fundit të sigurisë, I ka lënë këtij vendi garancinë e madhe që sot është anëtar I NATO-s, dhe me të vërtetë që gjërat shihen me perspective dhe në distancë porn ë e kuptojmë sot se sae rëndësishme është infrastruktura e sigurisë. Askush nuk e parashikonte që bota do të përfshihej në një luftë të re sic është konflikti dhe lufta në Ukrainë, por kjo I jep mundësi Shqiperisë, I forcon pozitat në rajon, dhe I jep mundësi Shqipërisë që të jetë sot një actor I rëndësishëm në arenën ndërkombëtare përsa I përket cështjeve të sigurisë dhe përsa I përket politikës së jashtme. Ky vend ka sot dhe qytetarët lëvizin lirshëm në BE, pikërisht në sajë të një procesi të vështirë të gjatë, të liberalizmit të vizave me BE. Dhe deri tek arritjet e tjera të statusit të vendit kandidat I cili vetëm për një periudhë kohore për disa muaj por edhe për zgjatje dhe tekave të opozitës, që besoj e kanë të qartë sot që kanë qenë teka të pakuptimta, procesi u vonua për një kohë të gjatë. Mgjt e përsëris unë sot nuk kam xhelozi psh se samiti I sotëm në Tiranë kishte qeveri dhe është organizuar nga qeveria aktuale e cila nuk është qeveria e partisë stime politike. Absolutisht jo. Përkundrazi ndihem shumë mirë dhe them qëpërsa kohë që të gjithë kemi një synim të përbashkët, ky duhet të jetë një moment I cili të jetë moment I vlerësuar dhe që I bën bashkë të gjithë shqiptarët. Sepse pa atë Europën që erdhi sot në Tiranë, edhe ato reformat e mëdhaja edhe atë progress që ka bërë jo vetëm Shqipëria por edhe vendet e rajonit do të ishin shumë më të vështira. Edhe ky procesi I bashkëpunimit rajonal do të kishte qenë thuajse I pamundur, se pa aleancën ndërmjet SHBA dhe BE, vendet tona dhe sidomos Shqipëria do të kishte qenë shumë më e pasigurtë. Ndaj nuk kam asnjë arsye për të mos besuar se ajo c ka kam kërkuar para disa viteve ka qenë një qasje e drejtë. Ne kemi nevojë të biem dakord për ngjarjet madhore dhe për perspektivat madhore të vendit. Dhe e dyta që kam kërkuar kur kam qenë deputete, dhe që përsëri më vjen keq se nuk shoh që të ketë ndodhur, është trajtimi dhe konsiderimi I dhumës ndaj grave si emergjencë kombëtare. Për të dyja këto do të kisha dashur që sot ti shihja më shumë prezente pavarësisht kontributit tim dhe të gjithë kolegëve, sepse edhe cështja e dhunës me bazë gjinore nuk është një cështje që I përket vetëm grave apo qe duhet të flasin vetëm gratë.
-Në kohën që sot zhvillohej samiti, partia se cilës ju I përkisni PD protesoi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mendoni se ishte dita e duhur për të protestuar?
-Unë nuk ndërmend që të gjykoj asnjë vendim politik, edhe të forcës politike ku për herë të parë vendosë të investohesha politikisht. Më vjen keq shumë keq për atë çka ka ndodhur sot në protest, për incidentin ndaj Sali Berishës dhe dmth mendoj që jo vetëm se nuk dua të përsëris lajmet e aktit të dënueshëm, por ajo që më vjen keq është se pas kaq shumë vitesh protestë ka një ngjarje e cila është jo vetëm e dënueshme, por edhe tronditëse. Sepse të drejtën për të protestuar edhe lirinë për të protestuar ky vend dhe këta qytetarë e kanë fituar që në momentin kur vendosën të përmbysnin një sistem që për vite të tëra u kishte mbyllur mundësine jo vetëm për të menduar ndryshe por për të shfaqur mendimin e tyre ndryshe. Prandaj e përsëris Tirana dhe Shqipëria sot ka pasur një ditë të mirë më një samit shumë të mirë dhe besoj që edhe protestat në cdo moment janë gjithmonë lajme të mira, sërish. Ka gjithmonë vend për të pasur ngjarje shumë të mira politikisht qoftë edhe në kampin kundërshtar dhe ka gjithmonë vend për të pasur edhe protesta të mira.
– Të paktën samite të këtij lloji janë mësuar të kenë protesta edhe në vende të tjera të botës
-Jo nuk është, nuk besoj se ka ndonjë tronditje nga ata që ishin në samit, ka pasur një incident jo më larg se para dy jaësh me presidentin francez. Nuk besoj se ka tronditje për lideret europianë. Por ka rëndësi për ne samiti ishte me të vërtetë një ditë historike për Shqipërinë dhe në fund të ditës duhet të mendojmë dhe një gjë tjetër, ne nuk është se jemi kaq të zotë për të prodhuar lajme super të mira gjithmonë. Dhe na mjafton një lajm I keq, na mjafton një thënie tërësisht e pamenduar dhe e lehtë nga një politikan sic ka ndodhur me ministren e brendshme në Britaninë e Madhe për të na dëmtuar të gjithë bashkë, edhe përpjekjet e atyre shqiptarëve që të gjithë bashkë me mund e me djersë kanë vendosur të ndërtojnë jetën e tyre në një vend që nuk është vendi I origjinës. Dhe nuk mund të jenë ata element përfshihen për të përfituar, ose ata që janë pak më të dobët, por edhe ata që janë pjesë e krimit të organizuar I cili nuk ka lindur në Shqipëri, dhe nuk funksionon vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Por mjafton një ngjarje e tillë për të njollosur cdo përpjekje të secilit prej nesh, të kontributit që secili ka në vendin e tij. Kështu që nuk është se ne I kemi kaq të zakonshme prodhimin e lajmeve të mira dhe nuk është se ballkani e ka kaq të zakonshme përcjelljen e lajmeve të mira. Zakonisht përmendemi për konflikt, për frustracion, për acarime ndërmjet palëve, për rritje të tensionit, përcjellim dhimbje koke tek të tjerët dhe ju kërkojmë të na zgjidhin problemet tona edhe kur mund të kenë shumë problem ndërmjet dhe cështje më madhore. Kështu që besoj se sot ishte një lajm dhe një ditë për tu vlerësuar.
-Cfare do t’ju kthente ne politikë, ju sapo keni nisur mandatin e dytë në krye të RCC?
-Ky është viti I parë I mandatit të dytë. Unë nuk ndërtoj dot pyetjen, nuk është se nuk ia bëj pyetjen vetes apo nuk ma bëjnë të tjerët, do të gënjeja, por nuk e ndërtoj dot pyetjen cfarë do të më kthente mua se nuk pres asgjë që të më kthejë, ose që të më ofrohet për të më kthyer mua në politikë. Unë jam investuar dhe kam një detyrë sot në të cilën sic më ndodh edhe për hir të karakterit, nuk di të bëj ndryshe, dua të bëj mirë këtë që kam në dorë. Dhe për sa kohë që jam këtu sigurisht do të mundohem bëj mirë këtë që mëështë besuar dhe ngjarjet apo lajmet më të mira dhe gëzimi më I madh ose momenti më I mirëështë kur ke arritje, ose sic I themi ne shqip kur puna të ka duk. Pastaj se cfarë sjell e ardhmja edhe kjo mund të jetë një temë për diskutim herën tjetër.
