Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bregu: Kur kornizat e institucioneve ndërkombëtare ngushtohen, duhet të jenë entitetet rajonale ato që duhet të ndërhyjnë

11:44 / September 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bregu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të rëndësishëm në dy dekadat e fundit, por ne nuk jemi aty ku shpresonin qytetarët dhe partnerët se do të ishim pas më shumë se 20 vite. Fatkeqësisht, konfliket mund të pengojnë investimet dhe rritjen ekonomike në rajon” tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në hapjen e takimit Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të bashkëorganizuar nga RCC dhe Kryesia e SEECP-së-Shkupi, dje në Nju Jork, në mes të Javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Si përgjegjës të bashkëpunimit rajonal, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për përçarjet mbizotëruese në nivel botëror – si lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Historia jonë kolektive na ka treguar se kur kornizat institucionale ndërkombëtare ngushtohen, organet rajonale mund të ndërhyjnë për të siguruar stabilitet, vazhdimësi dhe për të dhënë drejtimin e duhur”, shtoi Bregu.

Bregu gjithashtu thekson rëndësinë e investimeve dhe rritjes ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat e migrimit dhe ikjes së trurit. Ajo përmend integrimin më të thellë me Bashkimin Evropian si një rrugë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

“Rritja e ekonomive të Ballkanit Perëndimor është ngadalësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit pasi kërkesat e brendshme kanë qenë disi të moderuara dhe rritja nga eksportet është ulur prej konkurrueshmërisë së dobët. Migrimi dhe ikja e trurit shkaktojnë sfida të mëdha për të gjitha shoqëritë në rajon. Megjithatë, përparimi varet nga zbatimi dhe besueshmëria. Integrimi më i afërt me BE-në në sektorë të tillë si tregtia, klima, energjia, kërkimi, shëndetësia dhe politika e jashtme dhe e mbrojtjes do t’i bënte ekonomitë kandidate të ndihen si pjesë e hapësirës së BE-së edhe kur janë ende në rrugën e tyre drejt anëtarësimit. Por ndërkohë që këto ide po zgjidhen, do të vazhdojë të jetë e rëndësishme të përqendrohemi në hapa praktikë për të ndërtuar lidhje, identitet dhe bashkëpunim edhe përmes mjeteve të tjera.
Çështja e mbledhjes sonë të sotme nuk është nëse SEECP ka një rol për të luajtur; ka të bëjë me atë se sa proaktiv dhe transformues duhet të jetë ai rol dhe si mund të kontribuojmë së bashku për këtë qëllim, “përfundoi Bregu, duke ftuar më pas pjesëmarrësit e SEECP të angazhohen më me vendosmëri në një përpjekje të përbashkët për zbatimin e Strategjisë SEE2030, si mjeti i vetëm i zhvillimit të qëndrueshëm në rrugën gjithëpërfshirëse drejt përmirësimit global, një qëllimi të cilit i përkushtohet solemnisht sesioni i këtij viti i OKB-së.

Në fillim të kësaj jave Sekretarja e Përgjithshme e RCC dha një leksion në Universitetin Shtetëror të Miçiganit si pjesë e seminarit të Qendrës për Studime Evropiane, Ruse dhe Euroaziatike (CERES) të quajtur “Bashkëpunimi në vend të ndarjeve në Ballkanin Perëndimor – sfidat gjeopolitike në kontekstin e luftës në Ukrainë” në Detroit. Përpara takimit ministror të SEECP, Sekretarja e Përgjithshme u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, për të diskutuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe pikat kryesore të aktiviteteve të ardhshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.