Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Brenda 13 muajve Besart Berisha bëhet i padëshiruar në Australi

20:07 / September 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka thyer çdo rekord të mundshëm për gola të shënuar dhe trofe të fituar në futbollin australian, por Besart Berisha, ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës, e ka të vështirë të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën në Australi.

Futbollisti u largua nga Australia 13 muaj më parë, pasi zgjodhi t’i bashkohej Sanfreçe Hiroshima në Japoni. Por atje, ai nuk gjeti hapësirat që dëshironte, duke luajtur vetëm 6 ndeshje si zëvendësues në sezonin e parë dhe asnjë minutë në këtë të fundit, para se të ndërpriste kontratën me japonezët. Sipas mediave australiane, karakteri i tij impulsiv solli disa përplasje me trajnerin Hiroshi Jofuku, e për këtë arsye ai nuk arriti të gjente hapësira te japonezët, të cilët e paguanin si një prej yjeve të kampionatit.

Pasi ndërpreu kontratën, tashmë 34-vjeçari Berisha u kthye që të luante në Australi, por për çudi, askush nuk duket i interesuar për futbollistin i cili ka shënuar 106 gola në 171 ndeshje në kampionatin e këtij vendi.  Shumë prej klubeve janë në kërkim të një sulmuesi para fillimit të sezonit në tetor dhe Berisha, i cili tashmë ka edhe nënshtetësinë australiane, do të ishte një okazion i mirë. Megjithatë, raportohet se as klubet e nivelit të dytë nuk i kanë bërë ofertë futbollistit, të rezervuar nga fakti që ka shumë muaj pa luajtur.

Nëse ofertat nuk do të vijnë , atëherë pritet që lojtari të kthejë sytë nga ndonjë prej skuadrave të kategorive më të ulëta në Australi, vend ku do të vazhdojë të jetojë e pritet që shumë shpejt të nisë kurset për t’u bërë trajner. 


Besart Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga plani për të “privatizuar” Kupën e Botës: Infantino nuk është më i besueshëm, të rindërtojmë institucionin

12:58 / August 1, 2026

Gazetari britanik dyshoi për “kurdisje” të ndeshjes kundër Joshuas, Kristian Prenga: Marrëzi, boksi im është i pastër

13:43 / July 31, 2026

Përgënjeshtrohen zërat për dasmën e Cristiano Ronaldos, ende nuk është caktuar data

17:07 / July 30, 2026

Zinedine Zidane merr drejtimin e Francës

11:59 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.