Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Brenda burgut sekret në Siri, aty ku Assad shtypi kundërshtarët e tij

14:38 / May 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burguuuu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat siriane të sigurisë e varën Muhannad Ghabbashin duke e lidhur për duarsh dhe e mbajtën ashtu për disa orë, e rrahën deri në gjakderdhje, e sulmuan me elektroshok dhe ia futën një armë në gojë.

Ghabbash, student i drejtësisë nga Aleppo, disa herë u rrëfye për “krimin” e tij: Organizimin e protestave kundër qeverisë. Por tortura vazhdoi për 12 ditë derisa e shkroi një rrëfim të rremë për gjoja planifikimin e bombardimeve. Sidoqoftë, ky ishte vetëm fillimi.

Ai u dërgua në një burg të mbipopulluar në bazën ajrore “Mezze” të Damaskut, ku rojet e burgut i kishin varur të zhveshur atë dhe disa të burgosur të tjerë në një rrethojë dhe i lagnin me ujë në netët e ftohta.

Për t’i argëtuar kolegët e tij gjatë darkës, një oficer që veten e quante Hitler i detyronte të burgosurit t’i imitojnë lehjet e qenve dhe mjaullimat e maceve. Ai i torturonte të burgosurit që nuk dinin ta bënin mirë këtë imitim.

“Unë isha në mesin e njerëzve me fat”, thotë Ghabbash, 31-vjeçar, i cili iu mbijetoi 19 muajve të burgimit derisa një gjyqtar u korruptua për ta liruar atë.

Si president i Sirisë, Bashar al-Assadi e ka ndërtuar një sistem të shkallës industrial të arrestimeve arbitrare dhe torturave në burgje, shkruan “New York Times”. Përderisa ushtria siriane, e mbështetur nga Rusia dhe Irani, luftonte kundër rebelëve për territor, qeveria kreu luftë të pamëshirshme ndaj civilëve.

Fati i rreth 128 mijë personave nuk dihet. Besohet që shumë prej tyre kanë vdekur ose mbahen ende në burgje. Sipas Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut, përafërsisht 14 mijë të burgosur janë vrarë përmes torturave.

merlin 145658490 624d0241 4594 40f6 8d67 46755241289c articleLarge


Bashar al-Assadi Sirisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vuçiç është një partner i vështirë”/ Rama zbulon arsyen pse ‘Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ‘ide e tmerrshme’

22:19 / July 13, 2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

21:59 / July 13, 2026

Terroristët online/ Eksperti Basha: Sulm ndaj vendit, jo vetëm bizneseve. Irani është investuar drejtpërdrejt për këtë goditje

21:21 / July 13, 2026

Shtatzënitë e vonuara/ Alarm global për rritjen e infertilitetit, mjekët: Janë shtuar problemet edhe në Shqipëri

20:59 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.