Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Brenda Kullës 22, baza ushtarake amerikane që duhej të ishte sekrete

19:59 / January 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8893
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Baza ushtarake amerikane, e njohur si Kulla 22, supozohej të mbetej sekrete dhe as Jordania, as SHBA nuk do të tregonin për vendndodhjen e saj brenda territorit jordanez. Por pas sulmit me dron gjatë fundjavës, Pentagoni është detyruar që të zbulojë për herë të parë vendndodhjen e bazës, të vendosur atje në 2016-n. Korrespondenti i BBC, Feras Kilani, thotë se në 2017-n iu dha akses i rrallë për të vizituar këtë bazë, por iu ndalua rreptësisht që të filmonte.

“Shkuam me helikopter nga baza ushtarake jordaneze në Amman. Nga ajri dallohej qartë sa afër ishte baza me kufirin sirian. Nga ana tjetër, pashë me mijëra tenda të improvizuara të vendosura në mes të shkretëtirës nga sirianët që braktisën vendin e tyre për t’i shpëtuar Shtetit Islamik (IS)”, tregon Kilani.

Baza e vogël ishte e fortifikuar me mure, tela me gjemba, kamera të ushtrisë dhe e mbrojtur nga të gjitha anët nga ushtria jordaneze. “Dallova se disa prej personelit ishin të veshur civilë dhe pashë drita mjetesh, bunkerë dhe kulla komunikimi”, shton ai.

Zona, përfshirë kampi, njihej me emrin Rukban. Në kohën kur e vizitoi këtë bazë, siç shpjegon gazetari, grupet e milicisë Shia dhe ushtria siriane po i afroheshin luftës kundër Shtetit Islamik dhe rreziku për sulme nga grupet ekstremiste xhihadiste ishte i lartë.

I ashtuquajturi Shteti Islamik e sulmoi bazën në fjalë në Qershor të 2016-s me një makinë me bombë, duke vrarë 6 ushtarë jordanezë të cilët ruanin hyrjen e saj. Në atë kohë, Ushtria e Jordanisë deklaroi se baza ushtarake ishte e saj.

Nga sulmi me dron i ndodhur mbrëmjen e së shtunës, humbën jetën 3 ushtarë amerikanë, ndërsa të paktën 34 të tjerë u plagosën. Trupat amerikane ishin në ambientet ku flinin gjumë, kur u sulmuan, pa paralajmërim. Droni mësohet se mbërriti në të njëjtën kohë kur po kthehej një dron amerikan. Për pasojë elementët e sistemit të mbrojtjes ishin të fikura.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka bërë përgjegjës grupet militante të mbështetura nga Irani. Zëdhënësi për sigurinë kombëtare, John Kirby, në një intervistë për CNN, u zotua për një “përgjigje shumë konsekuente”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin shprehu zemëratën dhe keqardhjen e tij për vdekjen e ushtarëve dhe shtoi se administrata do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur SHBA dhe trupat e saj.

Ndërkohë më herët, Irani mohoi se qëndronte pas këtij sulmi, duke i cilësuar akuzat e Amerikës të pabaza dhe tha se nuk ishte i përfshirë në ‘vendimmarrjet e grupeve të rezistencës’.

Për sulmin përgjegjësinë e ka marrë një grup milicie me bazë në Irak, i quajtur Rezistenca Islamike.

jordani kulla22
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.