Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë në dalje të qytetit të Lezhës.
Mësohet se plumbat kanë dalë nga një automjet në lëvizje, i cili ka qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër tip foristradë, “Benz ML”. Dyshohet se shënjestra kanë qenë dy persona nga Miloti, me mbiemër Preçi.
Deri më tani nuk raportohet për perosna të plagosur.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.
