Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Brexit dështon për herë të tretë, 344 deputetë votuan kundër marrëveshjes

21:42 / March 29, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
theresa may non brexit plan
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Për herë të tretë marrëveshja për Brexit rrëzohet në parlamentin britanik, duke e futur vendin në një krizë të thellë politike. Pavarësisht se premtoi dorëheqjen në rast miratimi, kryeministrja Theresa May sheh planin e saj për shkëputjen nga blloku të dështojë sërish. 344 deputetë në Dhomën e Ulët votuan kundër marrëveshjes, 286 e mbështetën atë.

Kryeministrja May nuk e fshehu zhgënjimin, pas rezultatit, për të cilin tha se ka pasoja të rënda.

Theresa May, kryeministre e Britanisë se Madhe nënvizoi: “Zoti kryetar, kam frikë se kemi arritur kufijtë e këtij procesi. Kjo Dhomë ka refuzuar daljen pa marrëveshje, ka refuzuar anulimin e Brexit dhe të gjitha variantet e marrëveshjes. Por kjo qeveri do të ngulmojë për të arritur Brexitin, ashtu siç kërkon rezultati i referendumit”.

Por për kreun opozitar laburist, May duhet të bëjë gati valixhet.

Jeremey Corbyn, kryetar i laburistëve tha në fjalën e tij: “Zoti kryetar, rezultati ishte i qartë; marrëveshja duhet të ndryshojë dhe nëse kryeministrja nuk e kupton këtë atëherë ajo duhet të largohet jo në një datë të pacaktuar, por tani, në mënyrë që ne të vendosim fatin e vendit përmes zgjedhjeve të parakohshme”.

Afati i ri i caktuar nga Brukseli është 12 Prilli, por një ndarje e ashpër pa marrëveshje, tashmë është gjithnjë e më e mundshme.

angli Brexit deshton trete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti

13:20 / May 11, 2025

Spanja do të reduktojë javën e punës në 37.5 orë

17:39 / May 10, 2025

Armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit/ Trump: Hyn në fuqi menjëherë falë ndërmjetësimit të SHBA

16:50 / May 10, 2025

India dhe Pakistani, shkëmbejnë sulme me raketa në bazat ushtarake

13:15 / May 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.