Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Briseida Shehaj zbulon skemën e Inceneratorëve: Problemi nuk ishte vetëm…

21:44 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brisida shehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ka shpjeguar skemën sipas të cilës funksiononte mashtrimi i Inceneratorëve.

“24 kompanitë janë krijuar për të prodhuar fatura për inceneratorë e jo vetëm. Është një hetim që ka nisur që në maj të 2016, një prej të cilave kishte krijuar një skemë për njërën me punë publike. Në 2018 është hapur një hetim i ri. Në 2019 ka bërë bujë arrestimi i lavazhierëve. Janë kompani që prejnë fatura. Janë viktima të varfërisë së tyre. Nëse prokuroria do të merrej më shumë do të zbulonte më shumë. Janë dy persona të cilët kanë lidhur të gjithë.

I bashkon Kombinati, disa prej tyre janë banorë të asaj zone. Fiktivët janë 2 njerëz që kanë krijuar skemën. Këtë denoncim e kam nxjerrë që në mars. Është e njëjta firmë që firmos në të gjitha rastet, edhe ngjyra e stilolapsit.

Kanë hapur 24 kompani, biznesi i madh e ka të vështirë që bizneset e vogla të marrin faturën dhe i mbetet shumë inventar. Në këtë rast blihet fatura, pra jo malli, ato që do të shkarkojë biznesi.

Librat shitje blerje janë vetëm si vlera nuk tregon çka brenda fatura. Blejnë 10 lekë miell dhe shesin beton. Këtë rast prokuroria e ka marrë. Në më të shumtën flasin inerte, bitum, beton”, tha ajo.

Çoçoli: Është një skemë që një kompani që pranon faturat false. Faturat që i duhen një djegësi janë për të fshehur detyrimin për TVSH . Nëse ka kërkuar 6 milion inerte dhe detyrohet të paguajë 1.2 milion TVSH e s’do ta derdhë, bën sikur detyrimin ja kalon një kompanie tjetër që i ka shitur një punë false. TVSH është përdorur.

Shehaj: Nuk është TVSH problemi këtu. Ai ka blerë 10 lekë plus 2 lekë TVSH-ja, atëherë 12 lekë. Zonja e ndjerë që të shesë duhet të ketë inventar. Ka blerë domate 12 lekë e ka shitur 13 lekë plus 20 përqindshi. Problemi është që nuk ka vetëm mashtrim me TVSH, ka bërë edhe mospagesë tasash, tatim fitimi, kreditimin e TVSH ja ka njohur si shpenzim.

briseida shehaj inceneratoret skema
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.