TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Provimet e maturës do vëzhgohen me kamera, DPAP: Nxënësit do grumbullohen në salla të mëdha

19:57 / March 22, 2023

OKB: Një e katërta e popullsisë së botës pa ujë të pijshëm

19:56 / March 22, 2023

Rama në Angli, Kiri: Nuk do të ketë retorikë të ashpër, marrëveshja për azilkërkuesit është bërë

19:51 / March 22, 2023

Kërcënimet për bombë në shkollat maqedonase, procedohet penalisht 15-vjeçari

19:48 / March 22, 2023

Muaji i Ramazanit, Premier League ndal lojën për iftar

19:41 / March 22, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Britania dhe Franca bashkëpunim kundër imigracionit të paligjshëm

19:19 / March 10, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Britania do t’i paguajë Francës 480 milionë paund (577 milionë dollarë) gjatë tre viteve të ardhshme, si pjesë e një përpjekjeje për të ndalur rrjedhën e emigrantëve që udhëtojnë me varka të vogla përmes kanalit të Lamanshit. Këto fonde do të ndihmojnë për financimin e patrullimeve të zgjeruara, përdorimin e dronëve dhe të një qendre paraburgimi.

Në një takim të nivelit të lartë që synonte ripërtëritjen e marrëdhënieve pas disa vitesh përplasje, lidhur me Brexit-in, Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe Presidenti francez Emmanuel Macron thanë se të dyja palët kishin rënë dakord të bashkëpunonin më ngushtësisht.

Kryeministri Sunak e ka bërë ndalimin e varkave me imigrantë një nga pesë përparësitë e tij pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregun jugor të Anglisë u rrit në më shumë se 45,000 vitin e kaluar, ose 500% në dy vitet e fundit.

“Është koha për një fillim të ri”, tha zoti Macron.

Si pjesë e marrëveshjes së re, Britania do të ndihmojë në financimin e një qendre paraburgimi në Francë, ndërsa Parisi do të vendosë më shumë personel francez dhe teknologji të përmirësuar për të patrulluar brigjet e saj. Oficerët nga të dy vendet do të bashkëpunojnë gjithashtu me vendet ku kalojnë rrugët e përdorura nga trafikantët.

Financimi do të bëhet me këste. Franca do të rrisë gjithashtu fondet e veta në këtë drejtim.

“Emmanueli dhe unë ndajmë të njëjtat bindje”, tha zoti Sunak. “Bandat kriminale nuk duhet të vendosin se kush do të vijë në vendin tonë. Brenda disa javësh nga ardhja ime në detyrë, ne ramë dakord për marrëveshjen më të madhe lidhur me varkat e vogla (të emigrantëve), dhe sot e kemi ngritur bashkëpunimin tonë në një nivel të paprecedentë për të trajtuar këtë sfidë të përbashkët”.

Lidhjet mes dy vendeve kanë qenë shpesh të vështira që kur Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2016, por janë forcuar nga mbështetja e tyre për Ukrainën që kur filloi agresioni i Rusisë.

Presidenti Macron e priti Kryeministrin Sunak në pallatin Elize dhe të dy u përshëndetën ngrohtësisht me njëri-tjetrin.

Zoti Sunak, i cili e mori detyrën në tetor, shpreson të përfitojë nga ripërtëritja e vullnetit të mirë me Francën dhe më gjerësisht me Bashkimin Evropian pas arritjes së një marrëveshjeje të re me bllokun që synon të rregullojë problemet tregtare me Irlandën e Veriut të krijuara nga Brexit.

Po këtë muaj, edhe mbreti Charles do të udhëtojë në Francë në vizitën e tij të parë shtetërore si monark./ Voa

britania FRANCA
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

OKB: Një e katërta e popullsisë së botës pa ujë të pijshëm

19:56 / March 22, 2023

Kërcënimet për bombë në shkollat maqedonase, procedohet penalisht 15-vjeçari

19:48 / March 22, 2023

Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

19:35 / March 22, 2023

Sulm me armë zjarri në Karolinën e Jugut, mes viktimave edhe 3 fëmijë

19:12 / March 22, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Goditet me grushta shefi i Europol Tirana nga një 23-vjeçar, flet i riu: Më parakaloi!

17:40 / March 22, 2023

Vizita 3 ditore e Ramës në Londër, që nga takimi me homologun Sunak tek pritja për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy shteteve

17:36 / March 22, 2023

VIDEO/ Çifti përlotet, Kiara bind Luizin: Mos hajde në shtëpi pa fitore, se nuk ta hap derën

17:22 / March 22, 2023

Shoku i qelisë së Zefit akuzon policinë greke: Kanë ushtruar dhunë, dhe na kanë grabitur shtëpitë

16:52 / March 22, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Provimet e maturës do vëzhgohen me kamera, DPAP: Nxënësit do grumbullohen në salla të mëdha

19:57 / March 22, 2023

OKB: Një e katërta e popullsisë së botës pa ujë të pijshëm

19:56 / March 22, 2023

Rama në Angli, Kiri: Nuk do të ketë retorikë të ashpër, marrëveshja për azilkërkuesit është bërë

19:51 / March 22, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.