Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Britania drejt reçesionit, vlera e paundit bie në nivelin më të ulët që prej vitit 1985

21:48 / September 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paundi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paundi britanike ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan prej vitit 1985.

Një paund është tregtuar për 1.145 dollarë në pasditen e së mërkurës, nivel që nuk është parë në 37 vjetët e fundit.

Banka e Anglisë ka thënë se vështirësitë ekonomike në Mbretëri të Bashkuar, si dhe forcimi i dollarit, kanë rritur presionin mbi paundin

Guvernatori i Bankës britanike, Andreë Bailey, ka paralajmëruar se shumë pak mund të bëhet për të parandaluar Britaninë nga rënia në recesion.

Si arsye ai ka përmendur ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe çmimet e energjisë.

Banka pret që ekonomia britanike të tkurret në tre muajt e fundit të vitit 2022 dhe tkurrja të vazhdojë deri në fund të vitit 2023.

Ky paralajmërim vjen teksa Qeveria britanike planifikon të kufizojë rritjen e mprehtë të faturave të energjisë.

Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm prej heqjes së masave të vëna për frenim të pandemisë së koronavirusit.

Situata është përkeqësuar pasi Rusia ka ndalur ndjeshëm furnizimet me gaz në Evropë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

britania drejt recesionit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.