Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Britania e Madhe do paguajë influencerët shqiptarë të TikTok për fushatën kundër emigracionit me gomone

19:42 / February 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gomone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Britanisë së Madhe duket se mendon në çdo aspekt për të ndaluar emigracionin e paligjshëm. Për të paralajmëruar personat që synojnë të marrin përsipër të kalojnë Kanalin Anglez me anije të vogla, duket se autoritetet britanike janë të gatshëm të paguajnë influencerët shqiptarë në TikTok.

Kjo lloj skeme është përdorur më parë në Francë e Belgjikë për disa vite, por Sekretari i Brendshëm, James Cleverly ka vendosur që ta zgjerojë këtë politikë. Aty do të përfshihet Shqipëria, Iraku, Egjipti dhe Vietnami. Në plane është që të përfshihet edhe Turqia e India. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, në listën e kandidatëve që duhet të paralajmërojnë emigrantët që të mos e marrin këtë udhëtim të rrezikshëm janë një reper, dy komedianë, një bloger lifestyle, personalitete televizioni dhe një shkrimtar udhëtimesh.

“Ata raportohet se janë zgjedhur prej aftësisë që kanë për të nxitur të rinjtë, të cilët janë grupi më i madh i emigrantëve që kalojnë kanalin”, shkruan LBC.

Sipas dokumenteve, influencerët mund të marrin pagesa deri në 5 mijë Paund. Ndërkohë buxheti për influencerët shqiptarë është vendosur në 30 mijë Paund. Ndërsa në Vietnam e Egjipt ky buxhet është 15 mijë Paund.

“Trafikantët e qenieve njerëzore përdorin mediat sociale për të shpërndarë gënjeshtra dhe për të promovuar aktivitetet e tyre kriminale. Është jetike që ne të përdorim të njëjtat platforma për të informuar emigrantët për të vërtetat rreth kalimit të kanalit dhe ardhjes ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”, tha një zëdhënës i Zyrës së Punëve të Brendshme.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

15:41 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

Të rinjtë izraelitë djathtas, trauma e 7 tetorit ndikon votën e parë, siguria përpara ekonomisë dhe paqes

14:41 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.