Si kurrë më parë, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Japonia kanë krijuar një aleancë të “paprecedentë” për zhvillimin dhe ndërtimin e një avioni të ri luftarak që përdor inteligjencën artificiale.
Avioni i ri luftarak do të quhet Tempest dhe duhet të jetë operacional në vitin 2035, me fillimin e fazës së zhvillimit në 2024 dhe do të zëvendësojë avionin Eurofighter Typhoon dhe do të mbajë armët më të fundit.
Puna për ndërtimin e tij tashmë ka filluar me synimin për të krijuar një avion luftarak që do të ofrojë shpejtësi, do të përdorë sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, për të ndihmuar pilotin njerëzor kur ata janë të mbingarkuar ose nën stres ekstrem.
Ai gjithashtu mund të fluturojë pa ndihmën e një piloti nëse kërkohet dhe mund të lëshojë raketa hipersonike. Vende të tjera ende mund t’i bashkohen programit. Franca, Gjermania dhe Spanja janë duke punuar së bashku për dizajnin e tyre të veçantë, sikurse Shtetet e Bashkuara.
