Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar më shumë sanksione ndaj Rusisë. Rreth 178 individë, të cilët janë figura kyçe në rajonet e shkëputura të mbështetura nga Kremlini në Ukrainën lindore, janë vënë në shënjestër të sanksioneve.
Mes të sanksionuarve janë Alexander Ananchenko, kryeministër i Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetsk dhe Sergej Kozlov, kryetar i qeverisë në Republikën Popullore të Luhanskut.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha se sanksionet po koordinoheshin me BE-në dhe vijnë pasi sulmet me raketa goditën civilët në Ukrainën lindore.
Truss thotë se Mbretëria e Bashkuar po sanksiononte “ata që mbështesin rajonet ilegale të shkëputura dhe janë bashkëpunëtorë në mizoritë kundër popullit ukrainas.
“Ne do të vazhdojmë të synojmë të gjithë ata që ndihmojnë dhe mbështesin luftën e Putinit”, shtoi ajo.
