Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Britania gati për mbretin e ri, ushtria bën prova për ceremoninë e kurorëzimit

23:22 / April 30, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Britani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtunën e 6 majit do të bëhet kurorëzimi mbretit Charles III dhe gruas së tij Camilla si mbretëreshë. Në këtë ditë të shënuar për britanikët, forcat e armatosura po përgatiten për shoqërimin e monarkut gjatë ceremonisë.

Në shfaqen madhështore do të marrin pjesë, mbi 7000 ushtarakë, kryesisht nga forcat e marinës, ato të këmbësorisë, por dhe aviatorë që do të nderojnë komandatin e tyre të ri.

Sipas axhendës, dita e kurorëzimit do të fillojë me një udhëtim nga pallati Buckingham në Londrën qendrore në Westminster Abbey. Çifti do të udhëtojë me një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj ndërsa do të shoqërohet nga kalorësia mbretërore.

Ceremonia do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Charles do të kurorëzohet në orën 12:00 nga kleriku më i lartë në Kishën e Anglisë, Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby.

Rreth 2,000 njerëz, mes të cilëve udhëheqës të huaj por dhe anëtarë të familjes mbretërore si dhe zyrtarë të ndryshëm do të marrin pjesë në ceremoninë e kurorëzimit, që vijon të mbetet e njëjtë për më shumë se 1000 vjet.

britania ceremonia kurorezimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.