Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Britania mund të ndërpresë energjinë për tre orë

23:59 / October 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liz truss
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania mund të përballet me ndërprerje të planifikuara tre-orëshe të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe bizneset këtë dimër nëse nuk do të mund të importojë mjaftueshëm energji elektrike nga Europa.

Ndërkaq qeveria po lufton për të importuar maksimumin e gazitnatyror për të furnizuar termocentralet me gaz, paralajmëroi Operatori i Rrjetit Kombëtar të enjten.

Perspektiva e ndërprerjeve të energjisë vjen ndërsa kryeministrja Liz Truss i bëri thirrje Europës që të mos i kufizojë eksportet e energjisë gjatë dimrit.

“Ne po punojmë për sigurinë energjetike. Kjo është një nga arsyet pse jam këtu në Pragë. Po ndërveprojmë me partnerët tanë europianë për më shumë furnizime me gaz. Po punojmë për më shumë energji bërthamore, si dhe energji nga era. Pra, ne kemi një furnizim të sigurt me energji”.

Qëndrimi i kryeministres Truss ka të ngjarë të shtojë presionin mbi qeverinë pasi më herët ajo kishte përjashtuar racionimin e energjisë në Britani.

Vendet në mbarë Europën po hartojnë plane emergjente për periudhën e dimrit në sfondin e ndërprerjes së furnizimeve të gazit nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, ndërprerje të cilat mund të çojë në racionimin dhe frenimin e eksporteve të energjisë në vende të tjera.

Mungesa e gazit në Europë, si dhe çështjet e mirëmbajtjes së disa termocentraleve bërthamore franceze, kanë rritur rrezikun që Britania të mos jetë në gjendje të sigurojë gazin që i nevojitet ose importet e energjisë elektrike që merr zakonisht nga vende të tilla si Franca, Belgjika dhe Holanda.

britania energji nderprerja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.