Studentët e huaj mund të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar për dy vite pas diplomimit të tyre për të gjetur një punë, ky është propozimi i ri i Home Office.
Sipas BBC, kjo masë ndryshon vendimin e marrë në 2012 nga Theresa May, në atë kohë në krye të Home Office, sipas të cilit studentët duhej të largoheshin nga vendi 4 muaj pas marrjes së diplomës.
Por kryeministri Boris Johnson thotë se ky ndryshim do t’i shohë studentët “të zhbllokojnë potencialin e tyre” dhe të nisin një karrierë në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë vendimi ka hasur në kundërshtimin e grupimeve të “Migration Watch”, teksa vetë universitetet e kanë mbrojtur duke e cilësuar një shans të mirë për të zgjedhur Britaninë e Madhe si një vend për të studiuar.