Britania e Madhe do të ‘tejmbushet’ nga emigrantët që kalojnë Kanalin e La Manshit këtë vit, ka paralajmëruar një ish-oficer i lartë detar britanik. Chris Parry kritikoi qeveritë britanike dhe franceze për dështimin për të goditur kontrabandistët e njerëzve dhe ata që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vend.
Ai sugjeroi forcimin e teknologjisë për të identifikuar se kur dhe nga po largoheshin anijet nga Franca dhe vendosjen e ‘sanksioneve politike’ ndaj francezëve nëse ata nuk luajnë rolin e tyre.
Më shumë se 1,100 emigrantë kaluan kanalin javën e kaluar, ndërsa më shumë se 4,500 e bënë udhëtimin vetëm në vitin 2023.
Parry, një admiral në pension i Marinës Mbretërore, tha se situata ka të ngjarë të përkeqësohet më tej gjatë verës.