Britania do të dërgojë rreth 8 mije trupa ushtarake në Evropën Lindore që sipas Ministrit te Mbrojtjes Ben Wallace,( Uallis) do demonstrojë solidaritetin dhe fuqinë, ndërkohë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon.
Dislokimi britanik prej afro 8 mijë trupave gjatë tre muajve të ardhshëm përbën angazhimin më të madh ushtarak britanik që nga koha e Luftës së Ftohtë.
Ato do marrin pjesë në manovrat e mëdha ushtarake të Nato-s dhe aleatëve dhe do vendosen nga Finlanda deri në Maqedoninë e Veriut. Mbetet të shihet nëse këto trupa do vazhdojnë të mbesin në Evropën Lindore pas këtyre manovrave që me shumë gjasa do zhvillohen më së shumti në Poloni.
