Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Britanikët: Facebook-u, krimineli dixhital

21:56 / February 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
facebook 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjeti social Facebook, i përdorur nga mbi 2 miliardë njerëz në botë është vënë në akuzë. Një raport i Parlamentit britanik e cilëson atë si kriminel dixhital, për shkak të lejimit të përdorimit të të dhënave personale në fushata politike.

Një raport i Parlamentit britanik e cilëson Facebook-un si kriminel dixhital, një etiketim i ashpër dhe aspak i zakontë për rrjetin social të miliona përdoruesve në mbarë botën. Komisioni parlamentar, i kryesuar nga një konservator, pas 18 muajve hetime ka dalë në përfundimin se “Kompanitë si Facebook nuk duhet të lejohen të sillen si “kriminelë dixhitalë”. Raporti vjen pas zbulimit të skandalit Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, e cila u akuzua për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike.

Raporti del në përfundimin se facebook ka vepruar  “në vetëdije të plotë dhe me qëllim”. Madje edhe vetë themeluesi Mark Zuckerberg, besohet se ishte i vetëdijshëm për problemet dhe nuk ka vepruar për të korrigjuar këto shkelje etike, theksohet në raport.

Dokumenti ngre një problem serioz menaxhimi në rrjetin më të madh social në botë, i përdorur nga më shumë se dy miliardë njerëz. Deputetët britanikë kanë theksuar se epoka e vetë-rregullimit duhet të marrë fund. Ata sugjerojnë krijimin e një autoriteti të pavarur në Mbretërinë e Bashkuar për rregullimin e rrjeteve sociale, për të hequr përmbajtjet e diskutueshme dhe parashikojnë vendosjen e gjobave të rënda.

anglezet facebokk krimineli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Masat e reja të TikTok ndaj trazirave, bllokohen kërkimet nxitëse dhe kufizohet monetizimi i transmetimeve

21:22 / October 21, 2026

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.