Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Britanikët i përgjigjen thirrjes së Zelenskyt, 4 ish-marinsa nisen drejt Ukrainës

13:41 / March 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brtiania 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër ish-marinsa britanikë kanë mbërritur këtë të dielë në Ukrainë, duke iu përgjigjur thirrjes së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për t’ju bashkuar forcave ukrainase mes sulmeve ruse në vend.

I veshur me një xhaketë kamuflazhi, me një çantë në shpinë shihet mes turmave të njerëzve që ikin në Poloni për shkak të luftës.

Ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë presin të kalojnë kufirin në Poloni, 35-vjeçari Adam Ennis ka zgjedhur të bëjë të kundërtën.

“Ky është fillimi i Luftës së Tretë Botërore, nuk mund të rri duarkryq”, ka thënë ai.

Mes luftës së Rusisë në Ukrainë, qeveritë perëndimore kanë vendosur të mos dërgojnë trupa ushtarakë në Ukrainë, por e kanë mbështetur thirrjen e presidentit Zelensky drejtuar luftëtarëve të huaj për t’ju bashkuar Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes territoriale.

The Times shkruan se ka komunikuar me katër burra britanikë, të cilit kishin treguar se kishin marrë trajnime ushtarake dhe se ishin gati të bashkonin forcat kundër agresionit rus.

Ndërkohë Ennis, i cili iu bashkua thirrjes së presidentit të Ukrainës, nuk kishte mundur t’i tregonte prindërve për vendimin që kishte marrë për të luftuar në Ukrainë… Të qenit beqar e ka bërë vendimin më të lehtë, ka thënë ai.

Duket se thirrja e presidentit Zelensky, drejtuar luftëtarëve nga e gjithë bota, për t’ju bashkuar forcave ukrainase ka marrë reagime të menjëhershme, një mbështetje të madhe.

Sipas zyrtarëve ukrainas deri në 16, 000 të huaj janë paraqitur për t’ju bashkuar Legjionit Ndërkombëtar.

Ish-marinsat botërorë britanik mbërritën në Ukrainë këtë të dielë. Ushtria ukrainase publikoi një foto të katër ish-ushtarëve të veshur me uniforma të ushtrisë britanike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026

Plagosje me armë zjarri në Kurbin, 22-vjeçari dërgohet te Trauma

20:35 / July 25, 2026

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, deputeti: Askush nuk më ka nxjerrë jashtë dje, dola vetë sepse nuk kisha më cfarë të dëgjoja

14:11 / July 25, 2026

Mbi 160 000 të evakuuar, pas zjarreve në Francë dhe Spanjë

13:03 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.