Më shumë se 1.7 milionë familje në Mbretërinë e Bashkuar po planifikojnë të mos paguajnë faturat e tyre të energjisë muajin e ardhshëm, kur kufiri i çmimit të arrijë një hap prej 80 për qind, sugjeron një studim i ri.
Shumica thonë se janë frymëzuar nga ‘Don’t Pay UK’, një lëvizje bazë me një thirrje të thjeshtë për veprim: anuloni debitimin tuaj direkt nga 1 tetori.
Ai synon të bindë një milion njerëz se një grevë kolektive për mospagesë është mënyra më e mirë për të detyruar qeverinë dhe gjigantët e energjisë të rimendojnë. Me 6 për qind të popullsisë në bord sipas sondazhit të Opinium Research – ekstrapoluar (i shtrirë) në 3.16 milionë njerëz, ose 1.7 milionë shtëpi, ata duket se janë në rrugën e duhur.
Megjithëse vendi është i ndarë në fushatë, askush nuk po kundërshton se faturat po rriten me një shumë tronditëse.
