Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Britanikët sjellin skanera për të dedektuar paratë e fshehura

15:42 / March 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dedektore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencitë ligjzbatuese kundra krimit të organizuar në MB gjithmonë kanë shprehur shqetësimin për kalimin e parave të drogës nga grupe kriminale shqiptare drejt vendit tonë.

Mësohet se kjo është një çështje konstante diskutimi e taskforcës së përbashkët mes policive britanike dhe homologëve shqiptar nga drejtoria e përgjithshme e policisë kriminale dhe departamenti i kufirit dhe migracionit, në policinë e shtetit, të cilët ulen në këtë taskforcë.

Megjithëse njoftimi i policisë së shtetit nuk jep detaje, mësohet se disa pajisje dhuruar nga Britania e Madhe, janë skanera portativë të cilët do të përdoren nga agjentët e policisë në pikat e kalimit kufitar për të dedektuar paratë e fshehura, të cilat kryesisht mbërrijnë nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë me furgonat e mallrave, apo makina private pasagjerësh.

Njoftimi i plotë i policisë së shtetit:

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i dhuron Policisë shqiptare, pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, me vlerë mbi 18 000 euro.

Marrëveshja për donacionin, në vijim të bashkëpunimit solid dhe ndihmës konkrete të partnerëve britanikë, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda dhe nga përfaqësuesi i Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare të Departamentit të Operacioneve Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, z. Stephen Law.

Drejtor Proda nëpërmejt z. Stephen Law falënderoi Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se: “Bashkëpunimi i ndërtuar mbi profesionalizëm dhe besim reciprok, do të ndikojë drejtpërdrejt në revanshin e ligjit në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti”.

Pajisjet e rezolucionit të lartë do t’i shërbejnë Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, për dedektimin e shpejtë të lëndëve narkotike, armëve dhe mallrave të cilat tentohen të futen/të dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke i fshehur në vende të përshtatura paraprakisht. Si rezultat i përdorimit të këtyre pajisjeve në këto raste të krimeve kufitare, do të sigurohen prova materiale të padëmtuara.

Ky donacion pasoi donacionin e datës 28 janar 2025, të partnerëve britanikë, të 4 dronëve termikë dhe 2 dedektorëve. Donacionet janë dëshmi konkrete e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë.

britaniket dedektore skanera sterlinat te fshehura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.