Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Britaniku që la gruan për refugjaten ukrainase: ‘Do ta vrisja Putinin me duart e mia!’

23:14 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukrainasja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur ai la gruan pë refugjaten vetëm 10 ditë pasi ajo shkeli në shtëpinë e tyre, lajmi bëri bujë. Tony Garnett ra në dashuri me 22-vjeçaren ukrainase, ndërkohë që partnerja e tij Lorna akuzoi vajzën e re se kishte “joshur” partnerin e saj.

Sofiia Karkadym mbërriti në shtëpinë e çiftit në 4 maj ndërkohë që i largohej luftimeve që ndodhnin në qytetin e saj të Lvivit. Ngjarja u pa me dyshim për pasojat që mund të kishte në mendësitë e qytetarëve perëndimor në ndihmën për strehim që jepnin për refugjatët që i largoheshin luftës.

Pas më shumë se dy muajsh, Tony baba i dy fëmijëve, ka thyer heshtjen. Ai është shprehur se nëse do të kishte mundësi do të vriste presidentin rus Vladimir Putin, i cili nisi edhe agresionin në Ukrainë.

Në një reagim për DailyStar, 29-vjeçari tha se nëse do të kishte mundësi t’i dërgonte një mesazh liderit rus, do t’i thoshte se do të përfundonte në ferr për gjithçka që ka bërë.

“Nëse do të kisha një mundësi, do ta vrisja Putinin me duart e mia. Nuk di se si po munden njerëzit të përballojnë gjithçka që ka ndodhur. Nëse do të mundesha t’i dërgoja një mesazh presidentit rus, nuk do të prisja t’i nisja një letër. Thjeshtë do t’i thosha se do të shkojë në ferr për gjithçka që ka bërë”, u shpreh ai.

I riu i cili tashmë ka plane për të krijuar një jetë të re me ukrainasen tha se lufta ishte një masakër.

“Atë që ai quan një operacion special, për mua është një masakër. Ai po vret fëmijë, po shkatërron shkolla dhe spitale. Mendoj se Putini është i vjetër dhe i moshuar dhe diçka nuk shkon më me të.

Nëse do të isha ulur përballë një tavoline me Putinin, as nuk e di se çfarë do të thosha. Do ta godisja me grusht. Unë jam britanik, por jam i neveritur nga përgjigja që i është dhënë nga ne Putinit. Nëse e lëmë që kjo të vijojë të ndodhë,është vetëm çështje kohe para se të kthehet në Luftën e Tretë Botërore.

Mjaft është mjaft. Ka kaluar shumë kohë. Jo vetëm ushtarët britanikë, ne duhet ta bashkojmë botën dhe të themi mjaft. Kjo luftë duhet të marrë fund”, u shpreh ai.

britaniku refugjate ukrainase
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.