Këngëtarja Britney Spears është rrëfyer për kujdestarinë 13-vjeçare nga i ati, duke zbuluar detaje rrëqethëse.
Ajo ka postuar një mesazh audio në Youtube ku ndan të gjithë përjetimin e saj. Ajo tregon se një skuadër SWAT hyri në shtëpinë e saj kur i ati mori kujdestarinë dhe ajo u vendos me forcë në barelën e një ambulance.
Vendosja në qendrën e kujdesit u bë pasi ajo refuzoi të bënte një lëvizje të caktuar koreografike për turneun e saj. Britney thotë se i ati e kërcënoi se do të kishte pasoja ligjore nëse nuk do të shtrohej dhe se ajo do ta humbiste gjyqin.
“Ndalova së besuari në Zot në atë periudhë kohore sepse nuk e dija si ata mund të linin 40 njerëz në ditë në shtëpinë time dhe unë që punoja nga ora 8 deri në 6 të mbrëmjes, vëzhgohesha çdo herë që ndërrohesha, në dush, pa privatësi, pa dyer, pa asgjë. Si mundën ata t’ia hidhnin paq dhe ç’dreqin bëra që ta meritoja? Nuk tymosja dot as cigare. Edhe të dënuarit me vdekje mund të tymosin cigare”, – tha ajo.