Lufta në Ukrainë ka patur një ndikim të gjerë në mbarë botën, përfshirë këtu edhe futbollin. Shumë miliarderë rusë ishin të angazhuar në futboll, përmendim këtu edhe Roman Abramovic, ish-pronarin e Chelsea-t që vendosi të largohet nga ky post pas sanksioneve që Britania e Madhe i vuri Rusisë.
Është ende e paqartë se cila do të jetë e ardhmja e klubit londinez pas largimit të presdientit të tyre. Megjithatë për të shmangur çdo skenar të padëshiruar, blutë kanë nisur të projektojnë një të ardhme duke shqyrtuar mundësinë për një vetë menaxhim më të mirë. Në këtë pikë, blutë janë të detyruar të shesin dhe sipas mediat angleze, në këtë listë mund të përfshihet edhe ylli kuqezi, Armando Broja.
Thomas Tuchel e pëlqen shumë sulmuesin 20-vjeçar, por në kushte krize financiare të mundshme, dhe në një kohë kur oferta për të vijnë nga të gjithë anët, Chelsea mund të pranojë të shes lojtari. Gjithnjë sipas mediat angleze, tani Chelsea e vlerëson kartonin e Brojës me 50 milionë paund.
