Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja i ka dhënë fund aventurës së tij mbreslënëse me Southampton. Shqiptari pati një rol kyç këtë sezon për ekipin, pasi me 6 golat vendimtarë të tij ai ndikoi jo pak në arritjen e qëndrimit të Southampton mes më të mirëve të Premier League.
Në ndehsjen e fundit të kampionatit kundër Leicester, Broja u la jashtë grumbullimit nga tranjeri. Megjithatë, ai ka bërë një postim në “Instagram” ku ka shprehur fjalë të ndjera dhe emocionuese për eksperiencën e tij në Southampton.
“Ka qenë një sezon i mrekullueshëm për mua dhe familjen time personalisht. Një sezon plot me ulje dhe ngritje, por duke marrë parasysh se çfarë kisha, familje dhe njerëz të mrekullueshëm, më ndihmuan të kaloja vështirësitë.
Dua të them gjithashtu një faleminderit masivisht Southampton dhe fansave të mrekullueshëm, që kishin besimin tek unë të tregoj atë që mund të bëj.
Unë e vlerësoj gjithë mbështetjen dhe dashurinë që treguan për mua, por faleminderit edhe ekipit. Së fundmi, dua të them shumë faleminderit për lojtarët, ju djema më mësuat kaq shumë këtë vit!”
Broja do të kthehet tek skuadra e Chelseat, skuadër që zotëron kartonin e tij poer ende nuk dihet se çdo të ndodhë më tej me të.
Në Angli ka dy klube që interesohen për shqiptarin. Newcastle dhe West Ham ndjekin nga pranë situatën e tij ndërsa së fundmi në skenë ka dalë sërish edhe Arsenal. Broja kërkohet gjithashtu edhe nga disa klube në Serie A, me Napoli që qëndron në krye të listës.
