Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bruksel, ministri Igli Hasani: NATO të mos largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor

19:26 / April 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1712164759 hasani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e parë të takimit të Ministrave të Punë të Jashtme të NATO-s, që po mbahet në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nënvizoi domosdoshmërinë që NATO mos të largojë vëmendjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Duke iu referuar angazhimit të kryeministrit Edi Rama në samitin e Vilniusit, mbi shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen, Hasani tha se kuota prej 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është niveli minimal i angazhimit të deklaruar dhe jo maksimumi i tij. 3 vjet nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, Ministri Hasani theksoi mbështetjen e Shipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ministrat pjesëmarrës trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e vendeve aleate, si dhe prioritetet e Samitit të Uashingtonit, i cili do të mbahet në korrik të këtij viti.

Ky ministerial është i parë në nivel të Ministrave të Jashtëm, me pjesëmarrjen e Suedisë në cilësinë e vendit aleat, duke çuar Aleancën në 32 vende aleate. Po ashtu ky takim përkon me 75-vjetorin e themelimit të NATO-s dhe me 15-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën Euro-Atlantike.

igli hasani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.