Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bruksel, miratohet rezoluta për Shqipërinë: Forcim i transparencës e llogaridhënies!

20:52 / December 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bruksel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pak ditë përpara se krerët e vendeve të BE-së dhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen të vizitojnë Tiranën, Shqipëria dhe rruga e saj europiane ishin subjekt diskutimi në Bruksel.

Një rezolutë me disa amendime të propozuara nga Partia Demokratike është miratuar atje, me në fokus veç të tjerash rritjen e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike dhe marrjen e masave për ruajtjen e të dhënave personale.

Draft-rezoluta : Komiteti ndërparlamentar i Stabilizimit dhe Asociimit shpreh shqetësimin e tij për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele domethënëse të ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetike; i bën thirrje qeverisë shqiptare që të marrë masa për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve masive të të dhënave personale dhe të harmonizojë legjislacionin kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR); i apelon mbi BE-në dhe shtetet anëtare të saj që t’i ofrojnë Shqipërisë, si dhe aleatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndihmën e nevojshme.

Drafti trajton çështje dhe shqetësime që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve; thekson, në këtë drejtim, rëndësinë e forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe gjithë përfshirjes së proçesit; nënvizon rolin e Kuvendit në sigurimin e një kontakti të gjerë me qytetarët në këtë drejtim e inkurajon BE-në të vazhdojë të përshpejtojë ritmin e procesit të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, bazuar në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e mbështetjes në merita.

Rezoluta po kështu nënvizon përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin konstruktiv politik, e rikujton rëndësinë e një qasjeje konsensuale ndaj reformës zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias,(përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të blerjes së votës).

Bruksel Rezoluta Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.