Sot është një ditë historike për Shqipërinë, pasi mbahet konferenca e parë ndërqeveritare që hap rrugën e anëtarësimit në BE. Pritja e kryeministrit Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe disa vite pritje, ndonjëherë edhe pa meritë, Shqipëria ndërmerr sot hapin e madh! Më në fund nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë.
Kryeministri Rama thotë se është krenari për vendin që sot Shqipëria të ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar.