Kroacia tashmë është zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në Shengen.
Këshilli i BE konkludoi se Kroacia ka përmbushur kushtet e nevojshme për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të Shengenit. Ky verifikim, që kushtet e nevojshme për zbatimin e të gjitha pjesëve të acquis të Shengenit janë përmbushur nga Kroacia është një parakusht që Këshilli të mund të marrë një vendim të mëvonshëm, që lejon heqjen e kontrolleve të kufirit të brendshëm.
Që nga anëtarësimi i saj në BE, Kroacia zbaton dispozitat e acquis të Shengenit, me përjashtim të dispozitave për heqjen e kontrolleve në kufijtë e brendshëm. Sipas aktit të anëtarësimit të Kroacisë në BE, heqja e këtyre kontrolleve mund të ndodhë vetëm pas një vendimi të Këshillit për këtë qëllim, pas verifikimit në përputhje me procedurat e vlerësimit të Shengenit që Kroacia i plotëson kushtet.
Vlerësimi Shengen i Kroacisë u zhvillua midis 2016 dhe 2020. Në tetor 2019, Komisioni konsideroi se Kroacia kishte marrë masat e nevojshme për të siguruar kushtet e nevojshme për zbatimin e plotë të Shengen.
Qëllimi i konkluzioneve të sotme është që Këshilli të konstatojë zyrtarisht se Kroacia ka përmbushur kushtet e nevojshme.