Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

BSH: Çmimet e banesave u rriten me 1.8% në 6-mujor, por ndërtuesit janë pesimistë

08:53 / October 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e nxori këtë konkluzion pas një anketimi me mbi 300 agjenci të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin. Po sipas raportit të Money Val, agjencitë e pasurive të paluajtshme realizojnë vetëm 8 për qind të tregut të shitjeve të pasurive në Shqipëri, teksa 92 për qind e shitjeve realizohen direkt nga kompanitë.

Gjithsesi vrojtimi i BSH tregoi se ritmet  e rritjes së çmimeve të raportuara nga agjencitë janë ulur disi këtë vit, teksa oferta për banesa po nxitet nga numri i lartë i lejeve të ndërtimit dhe kërkesa kryesisht nga kredia për shtëpi ndaj individëve.

Në publikimin e disa ditëve më parë Banka e Shqipërisë në vrojtimin e Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit referoi se, treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 4.6 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë.

Niveli më i ulët i treguesit pasqyroi rënien e balancave formuese të TBN-së, aktivitetit ndërtues me 6.3 pikë përqindje dhe kontratave porositëse me 3.0 pikë përqindje. Në kahun rënës rezultoi edhe ecuria e balancave të tjera të treguesit, si gjendja financiare, pritjet për punësimin në të ardhmen dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve ra me 4.1 pikë përqindje kundrejt tremujorit të mëparshëm, duke qëndruar rreth mesatares 62.2%. Me gjithë nivelin e saj mbi normën e shënuar të njëjtin tremujor një vit më parë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve për tremujorin në analizë rezulton 1.7 pikë përqindje nën mesataren historike të saj.

Aktualisht të dhënat mbi zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme në vendin tonë janë të kufizuara. Vrojtimet sporadike të institucioneve prodhojnë shpesh të dhëna kontradiktore, të cilat shpesh nuk përkojnë më realitetin. INSTAT sakaq ka një projekt për të prodhuar një indeks të posaçëm për çmimet e banesave. Sipas dokumenteve zyrtare të INSTAT pilotimi i këtij indeksi do të prodhohej që nga ky vit.

Ndërsa shqetësimi më i madh i operatorëve kryesorë në treg është se ndërtimet në zonën e Tiranës po bëhen pa studime empirike dhe pa u mbështetur në një analizë se si do të vijojë ecuria e kërkesës në Tiranë. Operatorët e tregut, që nuk pranojnë të identifikohen, parashikojnë se do të ketë një bllokim të tregut të patundshmërisë në dy apo tre vitet e fundit, nxitur si nga rënia e kërkesës, edhe nga fryrja e çmimeve në raport me fuqinë blerëse në vend.

Janë disa faktorë që pritet të ndikojnë kërkesën e individëve për banesë. Së pari, në vitet e fundit fenomeni i emigracionit është bërë i dukshëm, duke reflektuar pasojat e veta edhe te konsumi. Mjaft industri agro-ushqimore në vend flasin për rënie të shitjeve, për shkak të uljes së konsumit të ushqimeve nga largimi i të rinjve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.