Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

BSH: Tërmeti i 26 nëntorit ndikoi në uljen e kërkesave për shtëpi

21:10 / January 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termeti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bankat e nivelit të dytë në vend, raportuan rënie të kërkesës për kredi shtëpie në tremujorin e fundit të vitit që shkoi.  Nga vrojtimi i fundit i bërë nga Banka e Shqipërisë, mbi aktivitetin kreditues në vend, rezulton se një faktor domethënës në rënien e kërkesës për hua banesë ishte tërmeti i 26 nëntorit. Pas shkatërrimit dhe dëmtimeve të forta në mjaft ndërtesave në Durrës, Laç, Thumanë, Tiranë apo zona të tjera të prekura, individët kanë shprehur interes të ulët për të marrë financime për blerje shtëpie, edhe pse standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e fundit të 2019.

Bankat u shprehën se mbajtën thuajse të pandryshuara standardet e kreditimit në kreditë konsumatore. Në tremujorin e parë të vitit 2020, bankat planifikojnë lehtësim të standardeve mbi kreditë akorduar individëve, në të dyja kategoritë.

Po ashtu banka e Shqipërisë raporton se edhe kërkesa për kredi e bizneseve u raportua disi më e ulët në tremujorin e fundit të vitit, por kësaj radhe këtu tërmeti nuk përmend si faktor edhe pse nuk përjashtohet.

Rënia e kërkesës për kredi u është theksuar në kreditë dhënë me qëllim financimin e investimeve. Kërkesë disi më e ulët nga një tremujor më parë u perceptua në të dyja ndarjet e biznesit sipas madhësisë, në atë të biznesit të vogël e të mesëm, si edhe në atë të madh. Rritje e kërkesë ka vetëm për kreditë e dhëna në mbulimin e nevojave për likuiditet.

Ndërkohë standardet e kreditimit për bizneset janë lehtësuar disi në tremujorin e katërt të vitit qe shkoi për bizneset e vogla e të mesme dhe nuk ndryshuan në kategorinë e bizneseve të mëdha.

bsh kresi termeti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.