Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bugajski paralajmëron Kosovën: Kujdes me dialogun, mund të mashtroheni

11:12 / January 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
buga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski deklaron se Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme gjatë procesit të dialogimit, duke mos përjashtuar mundësinë e mashtrimit në bisedime.

“Mungesa e konsensusit për çështjet jetike si dialogu në spektrin politik të Kosovës mund ta dëmtojë procesin, por edhe të ardhmen e saj. Kujtoj se tani kur dialogu intensifikohet do të dimë më shumë për këtë proces. Sidoqoftë, procesi I negociatave duhet të jetë maksimalisht transparent, kurse qytetarët e Kosovës duhet të jenë më këmbëngulës për këtë transparencë.” Shprehet Bugajski ndërsa thekson se nuk është në dijeni të ekzistencës së ndonjë dokumenti ku përmendet ndarja, copëzimi i Kosovës apo shkëmbimi i territoreve me Serbinë

Eksperti amerikan thekson se SHBA-të duhet të përfshihet më shumë në proceset për dhe rreth Kosovës, por këtë mund ta bëjë atëherë kur marrëveshja është afër. Ai tha se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin për objektivin primar në raport me Prishtinën, atë se Kosova duhet të jetë shtet stabil.

“Kosova duhet të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë, por ajo duhet të jetë e vëmendshme sepse çdo tentim për ndarje të territorit apo ndryshimit të kufijve në Ballka, do të mund të përdoret nga Rusia për interesa të saj, e jo për interesat e rajonit”, tha Bugajski.

Analisti amerikan thotë se është në dijeni për divergjencat mes Presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të saj, siç është në dijeni për divergjencat mes koalicionit qeverisës dhe një pjese të opozitës në raport me skenarët e mundshme që mund të rezultojnë nga marrëveshja eventuale mes Kosovës e Serbisë.

“Mungesa e konsensusit për çështje kaq të rëndësishme, siç janë kufijtë, mund të dëmtojnë jo vetëm procesin e dialogut por edhe të ardhmen e saj”, ka nënvizuar Bugajski.

Kosova paralajmerim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.