Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bujar Nishani bën deklaratën e fortë: Ja pse Lulzim Basha nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga PD

22:23 / June 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani tha me bindje të plotë se Lulzim Basha nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Nishani duke komentuar zërat se Basha mund të ketë një presion për ta përjashtuar Berishën, tha se kreu i demokratëve nuk mund ta bëjë një gjë të tillë sepse s’ka mekanizma. Sipas Nishanit Basha e ka betejën me maxhorancën dhe jo me Berishën.

“Di këtë që nga dita e parë që Basha ka ardhur në krye të PD ka pasur një diskurs publik që Berisha influencon vendimet e Bashës. Që Berisha i ushtron presione etj… nëse ky diskurs ka dominuar në asnjë rast të vetëm Basha nuk e ka përgënjeshtruar apo pranuar. Pse? Nëse do të isha unë do të flisja.

Berisha nuk mund ta largojë Basha sepse s’ka mekanizma. Ai ka votat e shqiptarëve. Nuk parashikon statuti i PD një vendim të tillë. Nëse do shpikë Basha le ta shpikë. PD është votuar me një listë ku Berisha ka marrë votat e veta. Çdo akuzë që mund ti bësh Berishë s’duhet me fakte konkrete. Unë jam për të vendosur debatin mbi bazën e institucionalizimit. Cilido që ka një çështje konkrete për ta akuzuar Berishën ka të drejtën ta bëjë. Unë nuk di sot në tetë vitet e qeverisjes së Ramës të ketë një dosje me akuzë për Berishën. Nëse Basha mendon se betejën e ka me Berishën nuk ma kap dot truri. Betejën e ka me PS,” u shpreh Nishani.

deklaraten Nishani perjashtoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.