Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bujar Nishani kritikon ashpër Bashën: Kë quan llum ti? PD nuk është vetëm në një krizë politike, por edhe identiteti

21:46 / October 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nishani basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Presidenti Bujar Nishani foli për zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

I pozicionuar krah Berishës dhe një mbështetës i foltoreve të tij, Nishani nuk i kurseu kritikat ndaj Lulzim Bashës, teksa tha se PD është sot jo vetëm në krizë politike dhe elektorale, por edhe në një krizë të madhe identiteti.

“E ka tejkaluar edhe të qenit krizë e madhe në PD. Deklaratat më të fundit, që reflektojnë një kuptim mbi mënyrën si është ndërtuar PD, si funksionon, çfarë mbartë PD, nga kryetari, tregon se ka një krizë identiteti PD sot. Të thuash dhe të konsiderosh qeverisjen e partisë, që ke marrë përsipër ta drejtosh, pra njërën prej pjesëve më të rëndësishme të kësaj partie, që është pikërisht qeverisja, si një lum, pavarësisht në kuptimin segmentar të saj, pa dyshim kjo tregon një reflektim shumë të rëndë, që ka të bëjë me krizën e identitetit.

Kujt i referohet llum z. Basha? Ka qenë në drejtimin e ministrive më të rëndësishme në atë qeverisje. T’i drejtohesh si llum, tregon krizë identiteti. Nëse ka një qeverisje që i dha kosto PD, është qeverisja e Bashës si kryebashkiak në Tiranë. Ai kishte krijuar llum me mosqeverisjen e tij ‘de facto’ në Tiranë. Unë kryetar opozite që të bëjë kaq shumë gafa, nuk kam ndeshur asnjëherë në të shkuarën. Pra, për fatin e keq, shumë e hidhur për mua, PD është jo vetëm në një krizë të madhe politike dhe elektorale, por edhe në një krizë të madhe identitet, që duhet zgjidhur me çdo kusht.

Thelbi i çështjes nuk është se kush do të jetë nesër alternativa e Lulzim Bashës, por si do të ndërtohet alternativa e PD, përfshirë dhe drejtuesin, kryetarin nesër. Unë mendoj se kjo është sfida realisht e PD dhe kjo në fakt duhet të jetë. Nuk mund ta mohojë askush që sot ka problem mes Bashës e Berishës, por nuk është thelbi. Thelbi nuk është alternativa e Bashës sot për sot. Cilido prej tyre, po të kritikohet, por brenda disa parimeve, jam i bindur që nuk do të ketë asnjë lloj keqkuptimi. Ne duhet të bindim njëri-tjetrin, që çdo përpjekje e sotme duhet bërë për mënyrën se si duhet ndërtuar një parti moderne. PD sot ka rëndësi të demonstrojë çfarë, si dhe kur mund të arrijë ajo një fytyrë ndryshe”, u shpreh Nishani.

bashen Bujar Nishani kritikon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.