Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bujaria e KLGJ! I jep një pjesë të buxhetit Ministrisë së Financave për përballimin e COVID-19

22:53 / April 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klgj bujare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë disa ndryshime në buxhetin për vitin 2020, ku një pjesë e saj do t’i vihen në dispozicion Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përballimin e epidemisë Covid-19.Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme.

“Nisur nga situata në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë Covid-19, reflektuar kjo në ndërprerjen e pothuajse të gjithë jetës shoqërore në vend, përfshi dhe aktivitetet e  ndryshme profesionale, Këshilli me propozimin e Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, vendosi të bëjë disa ndryshime në buxhetin e KLGJ-së për vitin 2020 me qëllim që këto fonde t’i vihen në dispozicion Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përballimin e epidemisë Covid-19”, thuhet në vendim.

Ndërkohë, gjithashtu në kuadër të këaj situate, KLGJ ka ngritur edhe një Komision të të Përkohshëm për hartimin, propozimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të një plani masash për ushtrimin e veprimtarisë së shërbimeve gjyqësore në mënyrën më të sigurt. Anëtarë të këtij Komisioni u zgjodhën Naureda Llagami, në cilësinë e kryetares, Medi Bici,  Brunilda Kadi, Marçela Shehu dhe Erjon Muharremaj.

Nga ana tjetër, një vendim i rëndësishëm i mbledhjes së sotme është edhe caktimi pozicion, në mënyrë të përhershme, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të dy gjyqtarëve, përkatësisht Miliana Muça dhe Klodian Kurushi.

bujare buxhetit klgj perballimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.